Familja / 3 Shtator 2022, 18:53

3 gjërat që nuk duhet t'i bëni KURRË kur fëmija është ulur në ndenjësen e makinës

3 gjërat që nuk duhet t'i bëni KURRË kur fëmija

Të kesh një fëmijë në makinë nuk është diçka edhe aq e thjeshtë për t’u menaxhuar, ajo kërkon një përgjegjësi të madhe. Kjo përgjegjësi shkon përtej lidhjes me rrip të fëmijës ndërsa është në ndenjësen e makinës. Në të vërtetë duhet të keni parasysh edhe disa rregulla që duhen zbatuar.

1. Mos e mbani fëmijën jashtë saj
Pra, asnjëherë nuk duhet ta mbani fëmijën në krah ndërsa jeni në makinë. Ai duhet të qëndroë gjithmonë i lidhur në mënyrën e duhur në sexholino.

2. Mos vendosni objekte në pjesën e pasme të makinës
Nuk ka rëndësi nëse janë objekte me peshë të lehtë apo të rëndë. Në një moment ato mund të bien mbi fëmijën me një forcë të caktuar dhe ta lëndojnë atë.
3. Mos e lidhni fëmijën në ndenjëse nëse është i veshur trashë
Xhupi nuk duhet të mbahet asnjëherë veshur ndërsa fëmija është në ndenjëse, kjo pasi në një moment ai apo xhaketa mund të shkaktojnë probleme. Nëse bën shumë ftotë do t’ju këshillonim të vendosnit një batanije të hollë dhe të vogël sipër fëmijës./Burimi "PËR NËNAT"

Horoskop