Specialistët Living / 9 Qershor 2019, 20:03

Santa ju tregon 5 hapat që duhet të ndiqni për të patur një blog të suksesshëm

Santa ju tregon 5 hapat që duhet të ndiqni për të patur

Industria e modës, edhe pse është e tejngopur tashmë ka ende vend për të gjithë. Çdo njeri është unik dhe secili mund të krijojë dhe të sjellë ide të reja në fushën e modës. Mjafton që këto ide të jenë të mira, origjinale dhe cilësore. Qoftë prej mënyrës së stilimit, krijimit të imazhit apo stilit të të shkruarit, disa blogerë bëhen të famshëm brenda natës për shkak të shpërndarjes virale të imazhit apo artikullit në rrjet. Mjafton që të jetë diçka që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Çdokush mund të bëjë këtë, dhe kjo fushë ka ende shumë gjëra për të eksploruar. Por çfarë ju duhet për ta nisur këtë rrugë?

1. Zgjidhni një emër për blogun tuaj: Mund të zgjidhni emrin tuaj apo emrin e një marke që preferoni. Pasi të keni zgjedhur emrin, shikoni nëse përkon me ndonjë tjetër në rrjet, por mund të zgjidhni edhe nga opsionet e gatshme që ka në momentin e krijimit të blogut. Më pas mund të bëni një faqe zyrtare me ermin tuaj  p.sh SantaStyle.com apo të mbani përkohësisht një faqe të cilën nuk do t’ju duhet ta paguani p.sh SantaStyle.Wordpress.com. Nëse zgjidhni opsionin e parë pagesa është 5 deri në 10 dollarë në vit.

2.Koha për t’u argëtuar me dizajnin e blogut tuaj: Blogjet më të mira janë ato të cilat e kanë menduar mirë dizajnin e tyre. Ai duhet të jetë tërheqës nga ana estetike dhe shumë i thjeshtë e i kuptueshëm për vizitorët e faqes. Dizajni është më i rëndësishmi, sepse është impakti i parë që lexuesi do të krijojë për ju. Mirë do të ishte që fillimisht të shihni tre versione të ndryshme të përfunduara dhe të zgjidhni midis tyre. Nëse nuk e bëni dot vetë, kërkoni ndihmën e një profesionisti. Është mirë të investoni pak në fillim për të korrur sukses në të ardhmen!

3.Shpenzoni kohën e duhur për përmbajtjen e blogut: Çdo gjë rrotullohet rreth përmbajtjes, e cila duhet të jetë cilësore, me imazhe të bukura, shkrime domethënëse, në mënyrë që audienca të mësojë diçka gjatë kohës që kalojnë në blogun tuaj. Fotografitë janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme pasi shkrimi duhet patjetër të shoqërohet prej tyre. Kështu që kapni momentet më të bukura të jetës tuaj dhe punoni shumë në përshkrimin e tyre.

4.Duhet të jeni gjithnjë të qëndrueshëm me postimet tuaja, nuk ka justifikime: Ajo që duhet të dini që në fillim, para se të filloni krijimin e blogut është që duhet të jeni shumë aktiv. Një herë në javë, dy ose edhe çdo ditë duhet t’u jepni vizitorëve diçka për të lexuar, dhe për t’u kthyer sërish në blogun tuaj.

5.Bëhuni të dukshëm në rrjetet sociale: Llogaritë në Twitter ose Facebook janë të nevojshme për të shpërndarë linkun e postimit tuaj të fundit. Nuk mjafton vetëm që të krijoni diçka, por duhet të mundësoni shpërndarjen e asaj që bëni, në mënyrë që ta shohin sa më shumë njerëz dhe të shtohen miqtë e komunitetet virtuale. Edhe komentet në rrjetet e tjera janë frytdhënëse. Vitet e fundit, Instagrami është bërë një nga rrjetet sociale më të rëndësishme, kështu që dhe fotografitë apo linkun duhet ta keni patjetër të pranishëm në llogarinë tuaj aty.

6 hashtage që mund të përdorni në fotot tuaja për të shtuar ndjekësit në Instagram: #ootd #outfit #instastyle #fashionblogger #fashioninspo #style

Horoskop