
A e dini pse qafa plaket më shpejt se fytyra? Ja faktorët që ndikojnë dhe si t'i ndalojmë rrudhat
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
1
Ujë sipas dëshirës
Qeni duhet të ketë gjithmonë në dispozicion një enë plot me ujë gjatë gjithë ditës.
2
Cilësia e ujit
Uji duhet të ndërrohet çdo ditë. Përdorni ujë mineral vetëm në rast se uji i çezmës është i ngarkuar me nitrite: në fakt ai ul pjellorinë.
3
Ora e ngrënieve
Ushqimi jepet në orë fikse, sidomos në mbrëmje. Një ngrënie në ditë, në moshë të rritur, është e mjaftueshme për shumicën e racave, me përjashtim të rastit kur ka rrezik për probleme të stomakut: për ta ulur këtë rrezik, ushqimi duhet të ndahet në vakte.
Dy ngrëniet duhet të jenë në të njëjtën sasi dhe të jepen shumë kohë pas shëtitjeve apo çfardo sforcimi fizik. E njëjta gjë ndodh me daljen e qenit, të mos i jepet kurrë qenit ushqim përpara se të dalë, por 2 orë pas.
4
Të shmangen ndryshimet
Regjimi ushqimor i një qeni nuk duhet të ndryshohet në mënyrë të menjëhershme. Një ndryshim i tillë shkakton diarre. Çdo ndryshim duhet të bëhet në mënyrë të butë për një periudhë prej 10 ditësh duke futur në mënyrë graduale ushqimin e ri në racionin e vjetër.
5
Enë personale
Qeni duhet të ketë një enë personale dhe jo një pjatë tuajën apo të bebes.
6
Qeni nuk është si macja
Qeni dhe macja duhet të kenë ushqimin e tyre të veçantë që u përgjigjet nevojave të tyre.
7
Të mos i jepen mbetjet e ushqimeve
Mbetjet e ushqimeve tuaja nuk kanë ekuilibrin e mjaftueshëm ushqimor për një qen, prandaj nuk mund të përbëjnë ushqimin e tij: qeni juaj ka nevojë për një ushqim të plotë.
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Brad Pitt shfaqet pa këmishë në trajlerin e filmit të tij të ri, të titulluar “F1 “. Aktori fitues i çmimit O...
Eleganca dhe magjia e baletit klasik të transformuar mbi akull është gati të mbërrijë në kryeqytet. Më 14 shkurt...