
Gripi i këtij viti më i vështiri në dekada, ekspertët: Ka shkaktuar edhe probleme me frymëmarrjen
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Në një intervistë të pak kohëve më parë në “Pasdite në Top Channel”, aktori i spektaklit të humorit “Portokalli”, Alex Seitaj, tregoi për herë të parë se përgjatë adoleshencës kishte qenë viktimë e bullizmit, gjë që e kishte çuar drejt depresionit, dëmtimit të vetes e madje edhe mendimeve për vetëvrasje. Megjithatë, duket se tashmë Seitaj i ka lënë pas këto probleme dhe në një intervistë të re për “Panorama Plus”, ka rrëfyer se ato momente, sot janë kthyer në një burim frymëzimi për të, pasi e tija është një histori mbijetese. “Tani ajo periudhë është shndërruar për mua në një burim frymëzimi. Jam angazhuar në fushata sensibilizuese të cilat kanë në qendër ndërgjegjësimi ndaj problemeve psikologjike dhe mendore, si depresioni apo ankthi. Më vjen mirë që shumë më kanë shkruar, duke u identifikuar me historinë time dhe duke kuptuar që me guxim dhe ndihmën e duhur gjithçka do të shkojë mirë. Në fund të fundit, historia ime nuk ëshë një histori dorëzimi, por mbijetese. Dhe këtë duhet ta dinë të gjithë ata që po kalojnë kohë të vështira në jetën e tyre.”-është shprehur tekstshkruesi dhe aktori i ri.
Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 m...
Deri në 1 Mars 2025, dy shenja të zodiakut do të përballen me ndryshime të mëdha jetësore që nuk do të mund t&rsq...
Ndërrimi i kristalinit nuk është vetëm një zgjidhje për problemin e kataraktës, por sot kjo teknikë mund të p&eum...