Sëmureni shpesh dhe se kuptoni arsyen? Ndoshta nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Nga: Ani Jaupaj
Arbanën e kam njohur disa vite më parë, gjatë një udhëtimi në Qafshtamë. Ishte një nga udhëtimet më të zakonshme për të, kishte ardhur sa për të qenë pranë natyrës, jo se e konsideronte ngjitje të mirëfilltë në mal. Ajo ishte mësuar me maja të larta, me ca më tepër mundim dhe me natyrë të mrekullueshme. Më tregoi që udhëtonte thuajse çdo fundjavë. Meqenëse jo gjithnjë mund të binte në një mendje me miq a të afërm të saj, kishte gjetur zgjidhjen e guidave të organizuara, kështu ishte e lirë, siç synon të jetë një udhëtar i përjetshëm, sepse Arbana ka nisur të shëtisë në natyrë ende pa e kuptuar se ç’ishin udhëtimet. Prindërit e saj, të dy gjeologë, e kanë mbajtur me vete dhe nuk i kanë trashëguar vetëm profesionin, por edhe gjithë pasionin e dashurinë për natyrën.
Arbana, si është historia e udhëtimeve të tua të pafundme?
Natyra është adrenalina ime, është në ADN-në time që nga lindja, kjo ndoshta sepse kam lindur nga dy prindër gjeologë, të cilët natyrën dhe tokën e kanë pasur pjesë të profesionit të tyre. Shpesh në fëmijërinë time më merrnin me vete në udhëtimet e tyre të punës. Kjo dashuri për natyrën më vonë u bë pjesë edhe e studimeve të mia si teknike-gjeologe dhe në gjeografi, në ekspeditat mësimore me studentët e fakultetit ku unë punoj.
Ka shumë arsye pse natyra është relaks i jashtëzakonshëm në jetën time, unë nuk jam frekuentese e bareve të Tiranes, jam një këmbësore fanatike e trotuareve, më pëlqen që çdo lëvizje në qytet ta bëj në këmbë dhe mesatarisht bëj rreth 10 km çdo ditë. Jam njeri shumë sportiv. Fundjavat e mia janë arratisje nga Tirana kaotike dhe shumë e zhurmshme, jam njeri që pëlqej që në një pjesë të ditës të jem vetëm me veten time. Dhe vetëm kjo është mënyra për t’u çlodhur.
Si nisën aventurat e tua nëpër male?
Shumë vite më parë në një fundjavë të zakonshme hodha një çantë në kurriz, dola nga shtëpia në një orë kur e gjithë Tirana flinte dhe vetëm qentë e rrugëve më lehnin ndërsa unë nxitoja për të kapur fugonin që organizonte ngjitjet malore dhe pa pritur u gjenda mes një pasioni dhe një adrenaline të paimagjinueshme për mua, dhe kështu filluan aventurat e mia të maleve.
Ç'është natyra për ty?
Nuk di se si ta përshkruaj veten në ato lartësi. Vetja me duket pa peshë, fluturoj në ajër, transparente. Problemet e përditshme bëhen befasisht të thjeshta për t’u zgjidhur, jeta të duket mrekullisht e bukur. Ndoshta është për të qeshur por më duket sikur kokën time e marr në duar e shpëlaj trurin në oksigjenin e maleve dhe pastaj çdo gjë rifillon nga e para. Mua më pëlqen fotografia, janë detajet që ka natyra e mrekullueshme e tokës tonë që shpesh jam tepër e vëmendshme për t’i fotografuar me një celular të thjeshtë. E konsideroj veten amatore por ka shumë kujtime të udhëtimeve të mia për të cilat unë flas me shumë pasion.
Si na i përshkruan ndjesitë e mbërritjes në majën e një mali?
Mund të ndodhë që në ato pak metrat e fundit, kur arrin majën, të kap paniku i terrenit të rrezikshëm sepse deri diku kjo është të luash me jetën tënde, por unë nuk jam kokëfortë, shpesh ndodh t’i përulem logjikës time të ftohtë dhe t’i them vetes ndal. Nuk jam fanatike e arritjes së majës se malit me çdo kusht, kur energjitë fizike ndodh të më shterojnë. Për mua lartësitë janë një lloj vendosje nën këmbët e mia e problemeve dhe e realitetit negativ që përjetojmë.
Di që ke vite që udhëton, aq sa të është kthyer në mënyrë jetese, si ke bërë gjatë këtij viti?
Izolimi ishte për mua një vështirësi e jashtëzakonshme. E mësuar me udhëtimet e mia, si endacake në natyrë e vetmja mundësi ishte përhumbja dhe arratisja mes fotografive të mia, ishte e vetmja mënyrë për të përballuar izolimin që më paralizonte fizikisht dhe mendërisht për një njeri si unë.
Cili është udhëtimi që do veçoje, mes shumë shëtitjesh që ke bërë?
Nëse do të veçoja një vend mbresëlënës, në një ditë tetori, do ishte ngjitja që kam bërë në Gjeravicën e bukur, me një natyrë e jashtëzakonshme dhe magjike mes ngjyrave te vjeshtës.
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Rita Ora ka treguar trupin e saj të tonifikuar gjatë pushimeve në "Gold Coast" të Australisë, ku ka kaluar një ditë re...
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datt...