Personazh / 5 Dhjetor 2022, 11:30

Artisti i qeramikës, Arben Vrioni tregon pasionin për pikturat në argjil

Artisti i qeramikës, Arben Vrioni tregon pasionin për pikturat në

Arti i qeramikës, është ndër veprimtaritë njerëzore më të vjetra në botë, i cili e ka zanafillën shumë shekuj para Krishtit. Në fakt po të shtyhemi thellë në kohë, gdhendjet, simbolet, vizatimet dhe figurat që u “transportuan” në qeramikë, janë bërë shumë më herët nëpër faqet e shpellave prehistorike, qysh kur shpirti dhe syri njerëzor filloi të perceptonte të bukurën dhe ndjeu nevojën që historinë dhe etapat e jetës së tij t`i gdhendte diku nëpër kujtesë.

I ftuar në në emisionin "Ditë pas dite", Arben Vrioni tregoi më shumë rreth eksperiencës së tij lidhur me artin e qeramikës:
 

Për Arben Vrionin, pasioni per pikturën dhe për artin ka nisur që në fëmijërinë e hershme. Tashmë bëhen më shumë se 30 vite eksperiencë në artin e qeramikës, pikturës me dorë të lirë dhe gjithë proçesit të finalizimit të produktit si smaltimet, pjekjet etj. Gjatë këtyre viteve, ai ka patur fatin dhe nderin të bashkëpunoj me artistë të mëdhenj të artit të qeramikës, të njohur në Itali dhe më gjerë, të tillë si: Pinto, Francesco Raimondi, Antonio Franchini (mik i Ibrahim Kodrës).

Me Antonion ka ndarë dhe të njëjtin laborator për vite me rradhë. Në këto 15 vite në Itali ai ka ndjekur, drejtuar dhe trajnuar punonjës të kompanive më prestigjoze në këtë fushë.

Qeramika është një profesion që fillon që nga argjila, por që ka rëndësi kualiteti i argjilës, temperatura e pjekjes etj.

Proçesi tjetër i rëndësishëm është zmaltimi që i bëhet terrakotës mbas pjekjes së parë. Mbasi terrakota zmaltohet proçesi final është piktura me dorë të lire mbi zmalto. Dekori mund të jetë klasik, gjeometrik, gërshetimi i klasikes me modernen ose dekor abstrakt apo stil i kubizmit. Mbas përfundimit të dekorimit të qeramikës, materiali futet në furrë dhe piqet në temperatura të larta rreth 960 gradë Celsius.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vrioni ceramica (@vrioniceramica_handpainted)

Horoskop