"Kam marr borxh për qiranë", fjalët e Bardhit që çuditën rrjetin
Reperi i njohur Bardhi ka marrë vëmendjen e ndjekësave kohët e fundit për shkak të një mbarëvajtjeje jo të mir&eu...
Miqësitë e sinqerta mund të lindin në çdo kohë, madje dhe në situatat më të paparashikueshme. Mirëpo përpara se të merrni këtë hap do të ishte e udhës të dinit disa gjëra për personin që keni përballë. Sot Living do t'ju tregojë se ç’duhet të dini para se të bëheni shoqe me Peshoren.
1.Mos e pyet kurrë ku do të takoheni, ajo nuk vendos kurrë: Në qoftë se keni një shoqe Peshore, me siguri ju ka ndodhur me qindra herë të përballeni me fjalinë e saj të preferuar ‘’Nuk e di, zgjidh ti’’. Takimet me të janë një ndër gjërat më të bukura që mund t’ju ndodhin, por nuk bien kurrë dakord me vendin. Në ndryshim nga Binjakët që janë gjatë gjithë kohës të dyjëzuar, Peshoret janë të pavendosura vetëm kur bëhet fjalë për çështje adresash. Kështu që merreni vetë përsipër këtë gjë, në të kundërt do t’ju duhet të prisni ditë të tëra derisa të marrin ndonjë vendim.
2.Di të gjejë ekuilibrin në çdo gjë dhe me çdokënd: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, vetë emri i Peshores i thotë të gjitha. Jo gjithmonë gjërat mes shoqesh shkojnë ashtu si do të donim, mirëpo Peshoret kanë çelësin që hap çdo zemër. Nuk e sheh si përulje të kërkojë falje, edhe kur nuk është faji i saj, dhe përpiqet të vendosë ekuilibrin mes palëve të treta e katërta, në rast se nuk është vetë e përfshirë. Në shoqëri njihet si zëri i arsyes dhe nuk është aspak habi që ta marrësh edhe në orën 12 të darkës, për t’i kërkuar këshilla.
3.Është shoqja e kujdesshme që nuk harron kurrë asgjë: Peshorja është shenja më altruiste e gjithë zodiakut, por edhe më detajistja, sidomos kur bëhet fjalë për dhurata, përvjetorë apo emrat e ish-ave. Kujtesa e saj i ngjan një fjalori enciklopedik, çdo datë përkon me një ngjarje të caktuar. Por përtej kësaj, Peshorja është gjithashtu një shoqe e dashur, e dhembshur, shumë e hapur dhe kurrë paragjykuese.
Reperi i njohur Bardhi ka marrë vëmendjen e ndjekësave kohët e fundit për shkak të një mbarëvajtjeje jo të mir&eu...
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Pak rëndësi nëse jeni të bionde nga lindja apo falë lyerjeve të shpeshta, të qenit bionde duket sikur është nj&eu...