Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të "Kënga Magjike" 2024
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
DASHI: Kjo e diel do të nisë me disa dyshime për shkak të kundërshtimit të Venusit. Sot dashuria nuk është në atë mënyrë që ju do e dëshironit dhe një diskutim familjar mund të degjenerojë në debate. Beqarët do të ndjehen nervoz për shkak të një çështje të pazgjidhur. Në punë mundohuni t’i analizoni me kujdes projektet tuaja.
DEMI: Fillim i mbarë i kësaj të diele për ju. Venusi do të jetë një mbështetës i madh për dashurinë tuaj në çift, por kini kujdes sepse mund të lindin edhe disa vështirësi në marrëdhënien tuaj për shkak të keqkuptimeve. Nëse jeni vetëm do të ndjeni nevojën për t’u argëtuar dhe të mos mbylleni në shtëpi. Financat do jenë të mira.
BINJAKËT: Gjatë kësaj të diele për ju të shenjës së Binjakëve mund të lindin disa tensione në jetën tuaj në çift. Nëse keni pasur probleme, përpiquni t’i zgjidhni ato dhe të shmangni keqkuptimet. Zemrat e vetmuara nuk duhet të nënvlerësojnë të njohurit e rastësishëm, mes tyre mund të jetë dashuria e jetës. Sfera e punës ju jep kënaqësi të mëdha, sot ju mund të rikuperoni negociatat që dukeshin të paqarta.
GAFORRJA: Sot gjithçka duket se ju peshon më shumë se zakonisht. Gjendja juaj jo e mirë shpirtërore mund të krijojë probleme edhe në marrëdhëniet më të qëndrueshme. Debate mund të ketë edhe në sferën e familjes. Beqarët do të duhet t’i kushtojnë rëndësi ftesave për takime nëse nuk duan të rrinë vetëm. Në planin financiar do keni një punë të rëndësishme, e cila do rrisë të ardhurat.
LUANI: Nëse keni pasur një zhgënjim në dashuri dhe po përpiqeni ta harroni atë është një kohë e mirë për ta kthyer faqen. Kapni gjërat e bukura që keni sot! Beqarët mund të jetojnë momente të mbushura me shqetësim gjatë kësaj të diele për shkak të keqkuptimeve, por fatmirësisht në mbrëmje gjithçka do jetë e qetë. Mundësi të shkëlqyera për të zgjidhur situatën e punës dhe atë ekonomike.
VIRGJËRESHA: Një ditë shumë interesante, dashuria do të ecë pa probleme dhe ju mund t’i kushtoni vëmendjen e duhur dhe ngrohtësi partnerit/es tuaj. Do të arrini të merreni vesh shumë mirë duke marrë edhe vendime të rëndësishme për të ardhmen. Edhe për beqarët do ketë raste shumë të mira, ku shumë prej jush do të takohen me personin e zemrës! Sot mund të ketë një thirrje stimuluese për punë.
PESHORJA: Nuk ka shumë siguri në dashurinë tuaj dhe disa mendime ka shumë të ngjarë që t’ju ngatërrojnë. Nëse jeni çift, mos jepni një imazh të gabuar për veten tuaj. Ndërsa ata që janë vetëm do të realizojnë takime interesante që do të hapin horizonte të reja. Nëse keni një profesion të pakënaqshëm pune mund të keni mundësi të reja për të ndryshuar, por jini të kujdesshëm.
AKREPI: Ditë e mahnitshme kjo e sotmja për jetën në çift, erosi në qiellin tuaj do të bëjë që çdo keqkuptim me partnerin/en të zhduket. Mes puthjeve dhe përkëdheljeve ju do të jeni në gjendje të zhdukni disa nga gabimet tuaja! Për beqarët do të jetë një ditë e mbushur me lajme dhe takime të këndshme. Mbrëmje në shoqëri të mirë. Mundësi të mira për të rritur të ardhurat, por duhet të keni më shumë besim në aftësitë tuaja.
SHIGJETARI: Falë kalimit të Mërkurit në shenjën tuaj do të ketë kënaqësi të mëdha në jetën tuaj dashurore për ju Shigjetar. Dashuria po lulëzon! Ditë me fat edhe për ata që janë vetëm. Sot ju do të jeni në qendër të vëmendjes dhe askush nuk do t’ju rezistojë! Në punë, vendosmëria juaj do të jetë vendimtare për të rritur të ardhurat.
BRICJAPI: Fillon një fazë e rëndësishme për çiftet, shumë prej jush mund të realizojnë projekte si martesa, të tjerë bashkëjetesë. Sidoqoftë, dashuria fiton mbi gjithçka! Për beqarët mund të ndodhë diçka e veçantë. Dashuria do të rezervojë takime të reja! Nëse jeni duke planifikuar të hapni ndonjë biznes, sot dita ju favorizon për projektet tuaja.
UJORI: Ditë e rëndësishme për të dashuruarit, për të cilët janë rezervuar momente të mbushura me lumturi në prani të njeriut të tyre të zemrës. Gjithçka do të jetë e qartë në marrëdhënien e tyre. Beqarët sot do të kërkojnë flirtime të reja dhe do të zgjojnë emocionet. Dita do të provojë të jetë e rëndësishme në një nivel financiar, sot do të keni përfitime të mëdha.
PESHQIT: Sot ju të shenjës së peshqve do të jeni të mbushur me një energji pozitive dhe do keni dëshirën e madhe për t’i dhënë më shumë emocione jetës në çift. Gjithashtu nuk do ju mungojnë edhe planet për projekte afatgjata në marrëdhënien tuaj. Beqarët duhet të jenë më të qartë dhe konkretë dhe të bëjnë të qarta se çfarë duan nga jeta. Përsa i përket punës është koha që të lësh mënjanë përtacinë ose frikën se mos gaboni.
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Sapo ka mbërritur koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë së Vera Wang, për vitin 2025.I quajtur "Thelbi i Verës", ky kolek...
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...