Astroliving / 29 Shtator 2023, 19:17

Hëna e Plotë në Dash do u ndryshojë këndvështrimin për jetën, zbuloni çfarë e pret shenjën tuaj

Hëna e Plotë në Dash do u ndryshojë këndvështrimin

Pasionante, e zjarrtë dhe dinamike! Nuk po flasim për ndokënd, por për Hënën e Plotë që sonte vendoset në shenjën e Dashit, e cila përmbyll më së mirir muajin shtator de sjell  kësisoj ndryshimet e para astrologjike për këtë fillim vjeshte. Le të zbulojmë së bashku të gjitha efektet e saj.

Dashi: Kjo Hënë e plotë do t’ju rrisë vetëbesimin dhe do t’ju bëjë të besoni se bota juaj rrotullohet rreth jush dhe jo rreth një personi tjetër.

Demi: Jeni shenjë me këmbë në tokë, por Hëna e Plotë do t’ju bëjë të besoni tek mistikja dhe e mbinatyrshmja.

Binjakët: Merrni kohën që ju duhet për t’u qetësuar. Nuk mund të kujdeseni ju gjithmonë për të gjithë.

Gaforrja: Gjithë puna dhe mundi juaj do të shpërblehen. Ka ardhur koha të kërkoni një rritje në detyrë ose rritje page.

Luani: Bëni gati çantën e shpinës dhe ikni diku, qoftë edhe për një natë. Keni nevojë të shkëputeni nga realiteti.

Virgjëresha: E dimë që ju nuk lini gjë pa planifikuar, por Hëna e Plotë ju ftonë të shkujdeseni pak. Bëni çfarë ju vjen në mendje. Do të keni fat dhe gjërat do të shkojnë siç keni shpresuar

Peshorja: Ndaluni për një moment dhe shikoni se në cilat lidhje ia vlen të investosh. Jo të gjithë njerëzit e meritojnë kohën e përkushtimin tuaj.

Akrepi: Ecni në natyrë, meditoni, rrini vetëm….Mjaft keni bërë për të tjerët , ka ardhur koha të kujdeseni për veten.

Shigjetari: Hëna e Plotë nxit kreativitetin, ju bën më optimist e do t’ju hapë dyer të reja, të cilat nuk e dinit se ekzistonin.

Bricjapi: Këtë periudhë do të reflektoni mbi përvojat e shkuara. Hidhni një vështrim prapa në kohë e mësoni nga gabimet e së kaluarës.

Ujori: Këtë periudhë duket se përmirësohen ndjeshëm aftësitë tuaja komunikuese dhe nga kjo gjë do të shihni rezultate të menjëhereshme.

Peshqit: "UNË VLEJ", kjo do të jetë mantra juaj. Mos i ulni standardet.

Horoskop