Sëmureni shpesh dhe se kuptoni arsyen? Ndoshta nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Dashi: Bilanci i këtij viti për shumë të lindur në shenjën e Dashit, është pozitiv, pasi edhe po të ketë pasur mbyllje të llogarive dhe shqetësime, rezultati përfundimtar ishte i favorshëm.
Dhjetori nis me dy planetë në aspekt të shkëlqyer, Diellin dhe Marsin, të cilët ju nxitin të bëni plane. Datat më të mira për një takim dhe për të folur për planet për të ardhmen janë 11 dhe 12. Dyshimet e vetme mund të lidhen me paratë, veçanërisht nëse ka mosmarrëveshje të vjetra të hapura, mosmarrëveshje me partnerë ose bashkëpunëtorë. Falë një qëndrimi drastik dhe shumë të vendosur, nuk do të jetë e vështirë të distancoheni nga njerëzit e bezdisshëm. Viti që po vjen, 2024, është interesant dhe ofron ide të reja për jetën tuaj. Në varësi të potencialit, apo moshës suaj, mund të ndërtoni diçka shumë të rëndësishme. Do të favorizohen të vetëpunësuarit dhe të gjithë ata që duan të ndërmarrin një iniciativë.
Do të kapërcehen mosmarrëveshjet ligjore me një subjekt. Nuk përjashtohet fakti që keni pasur beteja të vërteta burokratike. Ekziston forca për t’i kapërcyer dhe vullneti për të ecur përpara. Tashmë duhej ta kishit zbuluar dashurinë e vërtetë, por nëse jeni gjithmonë me të njëjtin person, duhet të bëni shumë durim! Nuk duket një muaj pasionant, por nuk është fare pa emocione. Meqenëse tensionet planetare do të jenë më të vogla, problemet e nëntorit, mund të zgjidhen tashmë.
Një horoskop i rëndësishëm për ata që duan të përjetojnë aventura pasionante, Marsi është i shkëlqyer dhe ofron një dozë të mirë sharmi. Favorizohet edhe familja, ndaj çiftet e sapomartuara kanë plane të mira për vitin 2024. Ata që duhen vërtet, nuk do të kufizohen në planifikimin e javëve të ardhshme. Tani të menduarit për të ardhmen nuk do të jetë aq i vështirë apo shqetësues. Marrëdhëniet me njerëz të zënë, ose të vështirë duhet të shqyrtohen me kujdes. Është e vërtetë që kemi një horoskop të mirë, por kjo s’do të thotë se mund të kërkoni mënyrën më të lehtë për të dashuruar.
Pas tensioneve të përjetuara në muajt e fundit, Marsi me një ndikim të shkëlqyer, së bashku me Diellin ju lejon të forconi trupin tuaj. Ata që kanë pasur probleme me shëndetin shohin një përmirësim. Do të ndiheni tjetër njeri, do të jeni më të fortë dhe më të motivuar. Mundohuni të mos ftoheni dhe t’i kushtoni vëmendje ndryshimeve të temperaturës nga data 13 deri në 15. Datat 30 dhe 31 janë një ogur i mirë për 2024-n!
Demi: Viti mbyllet në mënyrë interesante, sidomos për ata që kanë një aktivitet në kontakt me publikun. Ka ende shumë gjëra për të bërë dhe rishikuar. Shumica do të jenë të kënaqur. Nuk përjashtohen shpenzimet për rinovimin e një zyre apo shtëpie. Tashmë është hapur një drejtim i ri i jetës profesionale, të rinjtë gjithnjë e më krijues do të kërkojnë zgjidhje në qytete të tjera, ndaj është koha për të eksperimentuar.
Që nga maji, Jupiteri mbron Demin, duke ia ndriçuar mendjen. Ka ende disa shpenzime për shtëpinë, angazhimet e shumta mund të shkaktojnë stres të tepruar. Nëse ndiheni të lodhur, përpiquni të organizoni një pushim sa më shpejt. Kur jeni larg vendit të punës, çdo gjë duket më e qartë, ndaj duhet t’i shohim gjërat nga lart, nga një këndvështrim tjetër. Situata është shumë intriguese nga data 22 deri në 31. Mund t’ju lindë një ide e bukur për Krishtlindje, yjet do t’ju bëjnë një dhuratë dhe viti 2024 parashikohet shumë interesant për ju, edhe sepse Jupiteri do të jetë në shenjën tuaj të zodiakut për disa javë dhe ju do të mund të përfitoni nga dashamirësia e këtyre yjeve.
Për ndjenjat, ju këshillojmë të mos u ktheheni diskutimeve të vjetra për shkak të kundërshtisë së Venusit në shenjën tuaj. Është i vetmi planet kundër, ndaj nuk do të ketë tensione të pakapërcyeshme. Të gjitha zgjedhjet që keni bërë së fundmi në dashuri, kanë rezultuar të drejta dhe ndiheni më mirë. Kujdes me shpenzimet, veçanërisht nëse keni plane për shtëpinë apo fëmijët. Tensionet që lindin tani nuk janë aq serioze, por kujdes mos e teproni me polemikat, disa ditë duken pak më armiqësore, në datat 15 deri në 17 është mirë të shmangni ndërlikimet.
Bëhet fjalë për rreziqe të vogla, jo për ndërlikime të pakapërcyeshme. Kushdo që është përpjekur të rindërtojë integritetin e tij emocional me një dashuri të re, nuk ka gabuar.
Gjatë dhjetorit ju këshillojmë të tregoheni vigjilentë, për shembull në datat 9 dhe 10, pasi mund të keni ndonjë shqetësim fizik, që do të përsëritet në fundjavën në vijim. Është e rëndësishme të kujdeseni për dietën tuaj, pasi të lindurit e shenjës së Demit janë shpesh grykës. Natën e Vitit të Ri nuk duhet ta teproni dhe të zgjidhni cilësinë para sasisë.
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Rita Ora ka treguar trupin e saj të tonifikuar gjatë pushimeve në "Gold Coast" të Australisë, ku ka kaluar një ditë re...
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datt...