Astroliving / 3 Dhjetor 2023, 12:05

Horoskopi i muajit dhjetor: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Horoskopi i muajit dhjetor: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Luani: Dhjetori do t’i kushtohet punës dhe çështjeve praktike, dashuria do të jetë në plan të dytë. Ka pasur momente, gjatë muajve të fundit, kur nuk duronit t’ju ndërhynin në punë njerëz të paaftë. Ata që kryejnë të njëjtin aktivitet prej kohësh, tani duan t’u japin më shumë hapësirë ​​ideve të reja, të kërkojnë rrugëdalje të reja. Ju këshillojmë të mos shkaktoni përplasje diplomatike, të mos ngrini zërin, ose të zemëroheni. Rrezikoni të gaboni.

Ditë pak të tensionuara në datat 11 dhe 22. Mendoni se keni bërë shumë dhe keni marrë pak në këmbim, gjë që nuk e predispozon njeriun për më të mirën. Lajmi i mirë është se mund të filloni një menaxhim të ri të jetës suaj, të planifikoni një të ardhme më të mirë për vitin 2024, edhe sepse siguria do të bëhet sërish shoqëruesi juaj besnik ditë pas dite. Pak optimizëm dhe aftësi strategjike do t’ju ndihmonte.

Nuk është një muaj i favorshëm për ndjenjat. Ndaj ata që jetojnë një marrëdhënie të qetë do ta vazhdojnë, por jo me ndonjë pasion të madh. Kujdes nga xhelozia. Njohjet e dhjetorit mund të jenë argëtuese, por duhet të shqyrtohen me kujdes në muajt në vijim. Ndoshta e keni mendjen gjetiu dhe ka ende shumë tensione, dyshime dhe mundime që krijojnë siklet në vendin e punës.

Ndaj e keni pak më të vështirë që t’u dorëzoheni ndjenjave. Edhe sepse ndoshta nuk keni kohë për t’iu kushtuar një lidhjeje.  Javët e para të dhjetorit nuk lënë vend për emocione mbresëlënëse, por një pikë kthese vjen nga data 23, në fakt tetë ditët e fundit të muajit janë shumë intriguese dhe Krishtlindja do të jetë e bukur për të rizgjuar një ndjenjë, edhe për t’u pajtuar me dikë. Viti do të mbyllet me stil. Ata që nuk bënë asgjë për të shpëtuar historinë e tyre të dashurisë tani nuk duhet të pendohen, por të mendojnë për diçka më të rëndësishme. Ata që kanë rezistuar dhe kanë qenë gjithmonë me të njëjtin person që nga fillimi i vitit, fatmirësisht tani ndihen më pak të shqetësuar dhe falë përvojës, janë të sigurt se do të kenë në krah personin e duhur.

Marsi rikthehet i favorshëm! Ndaj edhe parashikimet në lidhje me fizikun janë optimiste, përveç një lodhjeje të vogël në javën e parë të muajit. Data 20 është e favorshme, pushimet mund t’i përjetoni të qetë. Dy ditët e fundit të dhjetorit janë më të mirat për gjendjen fizike, ndaj planifikoni diçka të këndshme. Asgjë nuk mund t’ju rrëzojë. Në të vërtetë, janë pengesat ato që shpesh ju bëjnë më të fortë. Fundi i vitit do të jetë pozitiv për ju.

Virgjëresha

Dhjetori fillon me Diellin dhe Marsin në prapavijë. Për momentin jeni tepër të vrullshëm, do ta keni të vështirë t’i rezistoni dëshirës për t’i dërguar të gjithë në ferr. Do të donit të kishit bashkëpunëtorë të mirë pranë vetes. Kujdes në datat 11, 12 dhe 18. Gjithçka mund të kapërcehet me pak vullnet të mirë, por nuk do të mungojnë provokimet.

Mos u mashtroni nga një lloj pesimizmi dhe përpiquni të bëni zgjedhje të rëndësishme në punë. Nuk duhet të kemi frikë të guxojmë, të propozojmë, rreziku i vetëm nga i cili duhet të kemi kujdes është ekzagjerimi në shqyrtimin e detajeve. Pa dyshim që duhet të zgjidhni me kujdes bashkëpunëtorët dhe të mos mbështeteni te të tjerët për para.

Viti mbyllet me yje interesante për dashurinë dhe familjen. Moshat e reja do të përjetojnë mundimet e para të dashurisë, hapni zemrën ndaj një njeriu të besuar për këshillën e duhur. Venusi është i favorshëm nga data 4. Fundjava e parë e muajit është e rëndësishme, por e dyta do të jetë edhe më intriguese, sidomos në datat 9 dhe 10. Dielli i favorshëm duke filluar nga data 22.

Një miqësi e re do të shndërrohet në diçka më tepër. Është shumë e rëndësishme të përmirësoni takimet, të kërkoni shtigje të reja sentimentale, veçanërisht ata që janë ndarë prej disa kohësh. Venusi dhe Jupiteri i favorshëm mund të bëjnë një ëndërr realitet. Krishtlindja e këtij viti do të jetë për punë. Natën e Vitit të Ri Hëna do të hyjë në shenjën tuaj duke sjellë qetësi.

Nuk përjashtohet që muajin e kaluar të keni pasur shumë bezdi, Marsi këmbëngul t’ju shkaktojë disa ditë shumë të lodhshme, ndaj rreth datës 12 do të jetë më mirë të shmangni çdolloj stresi. Jo të gjithë do të mund t’i shijojnë pushimet, ka gjasa që këtë vit të ketë pak më shumë punë dhe angazhimet apo shqetësimet e vogla do të shtohen nga data 24 deri në datën 31.

Horoskop