Astroliving / 3 Dhjetor 2023, 12:10

Horoskopi i muajit dhjetor: PESHORJA dhe AKREPI

Horoskopi i muajit dhjetor: PESHORJA dhe AKREPI

Peshorja: Është një qiell i trazuar, shprese dhe mundësish për ata që duan të përfshihen, i vetmi shqetësim është ana financiare. Ndoshta sepse ka biznese të reja në zhvillim, zgjedhje, rinovime zyrash apo strategji të reja që kushtojnë. Duhet guxim i madh për të përballuar gjëra të reja, por shpresojmë që në krahasim me të kaluarën të keni fituar më shumë besim. Është një periudhë evolucioni të madh dhe muaji i fundit i vitit konfirmon se tani jeni tjetër njeri, që nuk dëshironi të përjetoni më marrëdhënie të paqarta dhe po kërkoni një mënyrë për t’u konfirmuar, pa zvarritur dyshimet e së shkuarës. Do të keni konfirmimin se puna e bërë deri më tani po jep fryte. Çështjet ligjore që kanë të bëjnë me pronat dhe situatat e punësimit preken nga aspekte të mira planetare, ndaj nëse keni një proces gjyqësor, ose dëshironi të kërkoni të drejtat tuaja, do të mund të fitoni.

Muaji i përkryer për të testuar nëse dëshironi të konsideroni ndryshime dhe iniciativa në funksion të vitit të ardhshëm. Megjithatë, mos hiqni dorë nga mundësia ​​për relaksim. Nga data 22 deri në 31 do të jetë e rëndësishme të mendoni për punën, por duhet edhe të gjeni pak qetësi dhe pushim.

Çiftet që janë martuar së fundmi bëjnë plane të mëdha dhe nuk përjashtohet që në dy vitet e ardhshme dikush të planifikojë për të bërë një fëmijë, të martohet, të fillojnë bashkëjetesën.

Ata që i dhanë fund një lidhjeje vjet nuk mendojnë më për të dhe mund të kenë tashmë një pasion në zemër. Cikli pozitiv emocional dhe fizik ju lejon t’u përkushtoheni me më shumë entuziazëm vetes dhe atyre që doni. Zemrat e vetmuara këshillohen të shohin përreth. Ekziston mundësia për takime të rëndësishme, diçka tashmë ka lëvizur që nga nëntori. Dhjetori vetëm konfirmon emocionet më të vërteta. Në dashuri ka nevojë për gëzim, shpresë, buzëqeshje, ndaj është mirë të kërkoni risi në çift, për të kuptuar nëse nevojat e dikujt mund të plotësohen nga situata aktuale. Në Krishtlindje mund të keni përvoja të veçanta dhe të verifikoni thellësinë e një ndjenje.

25 dhjetori lind me Hënën e favorshme, një dhuratë shtesë vjen nga yjet bashkë me një puthje. Data 31 do të jetë interesante për takime, qoftë edhe rastësore. Fundi i vitit 2023 ofron një qiell energjie të mirë. Pas një viti, shumëçka ka ndryshuar! Është e rëndësishme, mos ta teproni me përpjekjet tuaja dhe të planifikoni aktivitetet tuaja që të mos punoni edhe kur duhet të pushoni. Për shembull, gjatë Krishtlindjes, që këtë vit duhet ta kaloni me qetësi dhe pranë njerëzve më të afërt.

Akrepi:

Viti mbaron mirë, në 2023-shin keni shlyer shumë llogari dhe keni kuptuar nevojën për të provuar sërish veten, për të gjetur besimin në cilësitë tuaja dhe për të rizgjuar ambiciet tuaja. Venusi është në shenjë dhe sjell një aftësi të jashtëzakonshme për veprim. Në datat 9 dhe 10 reflektoni për të gjitha ndryshimet e deritanishme, mos u pendoni për asgjë. Nëse keni vendosur të transformoni jetën tuaj, do të thotë se nuk keni qenë mirë. Nuk ka fitues apo humbës, tani jeni tjetër njeri, më i sigurt dhe më i fortë. Në një klimë të tillë, tashmë mund të bëhen plane për vitin 2024. Situata ekonomike është ende pak në pikëpyetje, ndaj bëni kujdes të mos i shtrini këmbët më shumë sesa keni jorganin, sidomos rreth datës 22. Nuk ia vlen të filloni mosmarrëveshje dhe debate.

Përveç të vetmuarve të betuar, të cilët të paktën për momentin nuk kanë ndër mend të bëhen çift, të paktë do të jenë ata që më në fund do të gjejnë qetësinë shpirtërore për sa i përket dashurisë.

Nuk mungon tërheqja fizike, por për çështjet e parave diskutohet paksa. Ata që kanë marrë një kredi të madhe tani duhet të veprojnë, por ka perspektiva më të mira përpara vitit të ardhshëm. E rëndësishme është të kemi më shumë besim tek e ardhmja, e cila do të qartësojë situatat e paqarta. Nuk ka më histori që ju pengojnë të ndiheni të dashur këtë vit. Raportet që kanë arritur të zgjatin deri në dhjetor kanë kapërcyer shumë pengesa. Nëse jeni beqarë, yjet mund t’ju tregojnë dashurinë e jetës, ose një përvojë që do ta mbani mend.

Çiftet e reja mund të fillojnë të shpresojnë në vitin 2024 për një shtëpi të re. Muaji i fundit ju bën më pozitiv se në të kaluarën. Duhet ende pak kujdes, pasi rreth datës 10 do të keni goxha tension të brendshëm. Këtë vit gjatë festave duhet të zbulojmë dashurinë e familjes, është mirë të shmangim zënkat dhe debatet!

2023 mund të ketë nxjerrë në pah disa probleme që i kishit nënvlerësuar. Dhjetori është muaji i duhur për të nxitur një rikuperim të mirë dhe Saturni vitin tjetër do të ketë më shumë forcë, duke ju lejuar të kapërceni shumë pengesa. Rifitimi i besimit në aftësitë tuaja është në vetvete një ilaç për rikuperimin e mirëqenies së brendshme.

Horoskop