Sëmundjet e zemrës prekin të rinjtë, mjekët në Elbasan: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
Numri i të rinjve të cilët po shfaqin probleme me zemrën po rritet në qarkun e Elbasanit, ku specialistët e shëndetësi...
Shigjetari: Është një qiell interesant në dhjetor, jo vetëm për të konfirmuar atë që po bëni, por edhe për të filluar planifikimin e projekteve të ardhshme. Dielli dhe Marsi në shenjë sjellin një gjallëri të bukur, e cila shprehet edhe në marrëdhëniet profesionale. Nëse duhet të keni një takim pune, mund ta caktoni në datat 11, 12 ose 13, të cilat janë pozitive. Duhet të mendoni për një të ardhme më të mirë. Horoskopi nuk duhet përjetuar në mënyrë pasive! Nëse ka diçka që ju intereson, planifikoni diçka dhe shfrytëzoni dhjetorin për të kuptuar se çfarë doni të bëni dhe ku doni të shkoni në 2024-n. Ju do ta mbyllni vitin me Marsin në shenjën tuaj, që nuk është diçka e vogël. Një angazhim duhet marrë përsipër vetëm nëse mund ta realizoni.
Dhjetori nuk ndryshon asgjë në planin sentimental, thjesht dëshironi të bëni njohje për aventura. Nga data 20 deri në datën 31 mundësitë janë më të mira, ka një dëshirë për të arritur 2024-n të mbushur me dashuri. Dhurata e Krishtlindjes mund të jetë një takim argëtues dhe i papritur. Ata që do ta mbyllin vitin me një person të këndshëm në krah, do të mendojnë për ta mbajtur pranë vetes edhe në 2024-n. Jeta e një çifti është e mbushur me ngjarje por edhe me ndryshime të lidhura me shtëpinë, me punën e njërit prej të dyve dhe gjithë gjysma e dytë e vitit ishte e zënë me përpjekjet për të menaxhuar transformimet në mënyrë të qetë. Pronat familjare shkaktojnë tensione që nuk duhen nxitur.
Saturni mund të ngadalësojë marrëveshjet. Pra, nëse ka veprime ligjore për t’u ndërmarrë, duhet të kuptoni nëse ia vlen. Pjesa e fundit e muajit është më e mira, përpiquni të relaksoheni. Kaloni pushimet të qeta, e keni shumë të nevojshme. Forma fizike përmirësohet, edhe nëse vëreni disonancën e Saturnit që mund të sjellë momente shqetësimi dhe nervozizmi. Nëse ka një problem, pa dyshim që duhet trajtuar me ekspertët e duhur. Mos e lini pas dore veten.
Mund të filloni trajtime të mira. Lodhja që lidhet me fillimin e muajit do të kapërcehet dhe në fund të dhjetorit do të ndiheni gati për një aventurë të re. Të dielën e datës 31 do të keni në shenjën tuaj Mërkurin, Venusin dhe Marsin. Ndaj, forca!
Bricjapi: Viti mbyllet me një Venus të favorshëm nga data 4 dhe Mërkurin në shenjë deri në datën 23. Jo vetëm që e keni më të lehtë të prezantoni projektet tuaja, por me Jupiterin dhe Uranin dashamirës mund edhe të ndjeni kënaqësi të madhe. Gjithçka që dukej e vështirë në fillim të vitit tani ka një tjetër përfundim. Përfitoni nga kjo periudhë e vështirë për bashkëpunime, për të krijuar kompani ose për të nënshkruar marrëveshje me sipërmarrje të ndryshme. Nëse dikush u përpoq t’ju largonte nga një projekt, ju pret një surprizë. Për më tepër, me Diellin në shenjë, nga data 22, muaji do të përfundojë shkëlqyeshëm dhe ndoshta në natën e Vitit të Ri mund të keni një takim interesant për të ardhmen tuaj. Mund të flasim vërtet për një moment motivimi të ri. Nëse duhet të bëni kërkesa, mos u shqetësoni. Ambicia është në maksimum, si shpirti juaj konkurrues, por tekefundit është më mirë kështu. Për një kohë të gjatë keni mbajtur brenda vetes projekte dhe aspirata dhe tani duhet të dalin në dritë. Një detyrë e re në funksion të vitit të ardhshëm mund të japë rezultate të rëndësishme dhe një nxitje të madhe për idetë tuaja.
Në dhjetor, çdo dyshim nga muaji i kaluar mund të zgjidhet. Madje, do të hiqni dorë nga çdo gjë që nuk është më intriguese për ju. Duhet të hiqni dorë nga lidhjet e dashurisë shumë të largëta, me njerëz të përkushtuar, si edhe nga tradhtitë. Kjo periudhë është shumë interesante për t’u humbur me marrëdhënie të paqarta, meqë prireni të jepni siguri dhe t’i kërkoni ato. Ata që ende e gjejnë veten vetëm në këtë dhjetor, duhet të pyesin veten nëse kanë probleme psikologjike, apo frikë të pamotivuar. Nëse keni diçka për të shlyer, qielli i dhjetorit ju ndihmon dhe nuk përjashtohet që në prag të Vitit të Ri të ketë nga ata që do t’i bëjnë një deklaratë të veçantë të dashurit të zemrës. Sigurisht, zemrat e vetmuara thjesht duhet të përfshihen. Në përgjithësi ka nevojë për më shumë butësi!
Edhe për sa i përket formës fizike, nuk do ketë probleme të mëdha.
Dielli, duke hyrë në shenjën tuaj nga data 22, do të sjellë më shumë energji në jetën tuaj. Edhe lodhja e akumuluar në fillim të vitit 2023 do të mbetet në harresë. Do të ndiheni më të qetë dhe i gjithë muaji do t’ju ndihmojë të rikuperoheni. Mund të filloni terapi shumë efektive. Vizioni i së ardhmes nuk është i zymtë dhe duke qenë se në fund të vitit ju pëlqen të bëni analiza, do të mbeteni të kënaqur me veten dhe me rezultatet e arritura.
Numri i të rinjve të cilët po shfaqin probleme me zemrën po rritet në qarkun e Elbasanit, ku specialistët e shëndetësi...
Blake Lively ka reaguar në lidhje me pamjet e fundit, që Justin Baldoni, regjisori i “It Ends With Us” ka publikuar nga filmi i tyre. A...
Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht ësht&eum...