Astroliving / 3 Dhjetor 2023, 12:16

Horoskopi i muajit dhjetor: UJORI dhe PESHQIT

Horoskopi i muajit dhjetor: UJORI dhe PESHQIT

Ujori:2023 ka sjellë një ndjenjë rebelimi ndaj gjithçkaje që nuk është më e këndshme dhe fitimprurëse. Ka gjasa që duhet të sqaroni disa gjëra të rëndësishme, nuk përjashtohet që disa punë dhe angazhime të kenë ndryshuar që nga mesi i këtij viti. Në shumë raste ishit ju që dëshironit një transformim, madje duke mos ditur saktësisht si do të përfundonte, por kur jeni të acaruar, çdo gjë e re mund të ringjallë shpresën. Kundërshtia e Jupiterit përforcon situatat e vështirësive të shkaktuara nga çështjet ekonomike. Për shembull, ata që kanë marrë një kredi ose po shpenzojnë shumë për një shtëpi, ose po tentojnë një investim biznesi, nga njëra anë u kërkohet të rrezikojnë dhe nga ana tjetër kanë ende shumë pengesa për të kapërcyer. Një nxitje pozitive vjen nga Marsi në një aspekt të mirë, ditët rreth datës 12 mund të jenë vendimtare nëse keni probleme.

Në këtë fazë të fundit të vitit, duhet t’u shkoni deri në fund gjërave të gabuara dhe të ndërpriten lidhjet me situatat që pothuajse shkaktojnë parehati fizike. Qiell i trazuar për çiftet që ende nuk kanë arritur një marrëveshje që prej gjysmës së dytë të vitit. Ky 2023, në raste ekstreme, mund të çojë edhe në një largim ose një prishje marrëdhënieje. Duhet të përpiqeni të ndani fajin dhe të gjeni dëshirën për të bërë plane të reja në çift. Varet edhe nga partneri, nga çështjet familjare dhe mbi të gjitha nga ajo që ka mbetur nga një dashuri. Kush ndahet tani, heq një barrë. Kini kujdes në familje, nëse ka shpenzime të rëndësishme, ose ndonjë shqetësim me të afërmit. Askush nuk është i përjashtuar nga ndikimi i këtyre yjeve, veçanërisht në mes të muajit. Mund të organizoni diçka argëtuese pas datës 19, festat sjellin një lloj pushimi interesant, për shembull, Krishtlindja dhe nata e Vitit të Ri. Me pak durim dhe vullnet të mirë do të jetë e mundur të vazhdohet qoftë edhe një marrëdhënie e mbushur me keqkuptime. Tashmë duhet të keni mësuar të tregoni aftësinë tuaj për të menaxhuar ngjarjet e papritura në jetën tuaj private.

Mund të thuhet se në momente të caktuara kishit shqetësime, ose një dëshirë të madhe për rebelim. Nëse e keni shfryrë të gjithë dufin, atëherë në dhjetor do të ndiheni më mirë, përndryshe nervozizmi do të jetë shumë i lartë. Në pjesën e parë të dhjetorit do të keni probleme me stomakun. Nga datat 22 deri më 31 do të mund ta merrni veten. Viti përfundon me Mërkurin, Venusin dhe Marsin e favorshëm, edhe për vitin 2024.

Peshqit: Jupiteri vazhdon një kalim të rëndësishëm që do të zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm. Mërkuri e ndihmon shenjën tuaj në këtë dhjetor. Nuk mungojnë idetë, Saturni është në shenjë, e gjithë kjo sjell goxha urtësi dhe vullnet për veprim. Për më tepër, Saturni do të dyfishojë shanset për sukses. Është një periudhë që ofron synime dhe intuitë të shkëlqyer. Nëse ka një ide për të zhvilluar, është mirë të lëvizni sa më shpejt. Nuk do të jetë e vështirë të rikuperoni situatat e humbura në të kaluarën ose një rol të rëndësishëm. Ata që duan të ndryshojnë punë, duhet të fillojnë të bëjnë kërkesa. Është më mirë të veproni në kohë. Ju madje mund të zgjidhni një mosmarrëveshje që ka lindur muajt e fundit. Është e vërtetë që Marsi është ende i trazuar, ndaj do të ketë ditë, si data 11 dhe 13, në të cilat do të jetë i lartë rreziku për të humbur durimin, por përvoja e fituar muajt e fundit do t’ju japë mençuri dhe shkathtësi.

Çiftet më të forta kanë kapërcyer momentin kritik rreth muajit shtator. Nëse një histori ka përfunduar, është e vështirë të rifilloni një tjetër. Zemrat e vetmuara të shikojnë përreth duke filluar nga data 4, kur Venusi do të fillojë një kalim të rëndësishëm. Në datat

9 dhe 10, mund të keni një takim të veçantë. Ata që kanë kohë që përpiqen për të bërë një fëmijë, nëse nuk kanë probleme fizike të pakapërcyeshme, do të kenë disa mundësi më shumë. Edhe ata që kanë pasur një lidhje jashtëmartesore duken gati për t’u sqaruar. Ditët e festave do të shoqërohen me njëfarë tensioni, ndaj bëni kujdes nëse duhet të shoqëroheni patjetër me të afërm apo familjarë që ju kritikojnë padrejtësisht, ose nëse në mendje keni ndonjë kujtim që ju sjell melankolinë. Më mirë të rrethoheni me njerëz të këndshëm dhe pozitivë gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, e të mos rrëmoni gjëra të pakëndshme. E ardhmja është me ju.

Rreth datës 12 mund të ndihet tensioni i lidhur me kalimin e Marsit. Në të vërtetë, pjesa më e lodhshme mund të jetë gjatë pushimeve, sepse do t’ju duhet të punoni me turne, ose do të shoqëroheni me njerëz që nuk i duroni dot. Kujdesuni për shëndetin nga data 23 deri në datën 31, mos u ekspozoni ndaj të ftohtit. Është e rëndësishme të mos humbisni kurrë optimizmin. Pritet që 2024 të vijë me zgjidhje të mira dhe pozitivitet. Në fakt, Saturni do të vazhdojë një kalim shumë pozitiv që do t’ju lejojë të ndiheni më mirë dhe të përballeni me situata të vështira!

Horoskop