Astroliving / 1 Janar 2024, 12:53

Horoskopi i muajit Janar 2024: DASHI dhe DEMI

Horoskopi i muajit Janar 2024: DASHI dhe DEMI

Dashi

Pushimet mbaruan, tani duhet të largoheni ngadalë nga atmosfera festive dhe t'i riktheheni rutinës. Është në favorin tuaj që Mërkuri fillon të ndikojë sërish në fillim të vitit, për të nisur menjëherë atë që ka mbetur pezull në aspektin profesional. Hëna e Re në Bricjap në datën 11 ju ofron mundësinë për të hartuar një plan të qartë për të ardhmen, duke shfrytëzuar energjinë e fillimit të vitit për hapat përkatës. Duhet të përfitoni nga kthimi i Mërkurit në Bricjap në mes të muajit dhe bashkimi i tij me Marsin në datën 27 për të kaluar nga teoria në praktikë. Ndikimi i Marsit në Bricjap gjatë gjithë muajit është i shkëlqyer për të mbajtur lart moralin. Ndërmerrni nisma, sidomos nëse doni të bëni ndryshime në sferën tuaj profesionale.

Mos ngurroni të kërkoni ndihmë në këtë fazë, ndonëse keni një punë individuale, krahasimi i vetes me të tjerët mund të jetë me vlerë dhe pasurues. Gjysma e dytë e muajit mund të jetë një periudhë optimale për jetën sociale, për shkak të afrimit të Diellit në shenjën e Ujorit.

Një periudhë ideale jo vetëm për të kaluar kohë në shoqëri, por edhe për të zgjeruar rrjetin tuaj miqësor dhe për t'u ndjerë pjesë e një ekipi.

Në fakt, me Plutonin në Ujor në vitet e ardhshme do të zbuloni ndikimin që mund të kenë njerëzit e tjerë për t'ju ndihmuar për të arritur qëllimet tuaja. Hëna e Plotë në Luan më 25 janar ju fton për të mos humbur kohë për gjëra që nuk keni dëshirë t'i bëni. Ndaj tregohuni më përzgjedhës.

Demi

Nga 2 janari, rivendosja e ndikimit të drejtpërdrejtë të Mërkurit do t'u japë një shtysë pozitive projekteve për udhëtime apo studime që kishin humbur vrullin në fund të vitit 2023. Gjatë të gjithë muajit, në fakt, Marsi do të jetë në Bricjap duke përfaqësuar një periudhë në të cilën jeni më të vendosur, gati për përvoja të reja, besoni në aftësinë tuaj për t'u përshtatur. Hëna e Re në Bricjap më 11 janar mund të sjellë një aventurë emocionuese që t' nxitë të shihni realitetin në një tjetër këndvështrim. Kushedi, mund të takoni njerëz të rinj, ndoshta mentorë ose shoqërues udhëtimi.

Prandaj në gjysmën e dytë të muajit mund të filloni të praktikoni mësimet e marra me ardhjen e Diellit në Ujor. Ngaqë do të mësoni t'i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër, vini re edhe dëshirën tuaj për metoda të reja dhe për të modernizuar procese të caktuara. Kjo do të ndodhë edhe ngaqë dëshironi të tregoni se jeni gati për t'u përmirësuar. Nga 21 janari, me hyrjen e Plutonit në Ujor, do të vini re një ndryshim në karrierën tuaj. Nëse mund të dalloni dinamikën e situatës suaj dhe se si mund të pengojë ose forcojë planet tuaja, mund t'i ktheni në favorin tuaj. Sidoqoftë, kjo do të marrë formë me kalimin e kohës, për momentin Hëna e Plotë në Luan më 25 është më domethënëse. Ky është momenti i duhur për të ndryshuar pritshmërinë e të tjerëve dhe për vendosur vetë për hapat që do të ndërmerrni.

Horoskop