Astroliving / 1 Janar 2024, 14:35

Horoskopi i muajit Janar 2024: LUANI dhe VIRGJÉRESHA

Horoskopi i muajit Janar 2024: LUANI dhe VIRGJÉRESHA

Luani

Fundi i vitit 2023 ju la goxha të drobitur, ndoshta edhe pushimet nuk ishin aq relaksuese sa donit, ndaj me fillimin e vitit të ri duhet të kuptoni si të riktheheni në rrugën e duhur. Ndikimi i Marsit në Bricjap për gjithë muajin ju nxit drejt një regjimi më të shëndetshëm. Hapi i parë për këtë është që të jeni konkret dhe vendimtar në përcaktimin e kufijve tuaj. Shpjegojuni kolegëve pse nuk mund të merrni përsipër një detyrë tjetër, vendosni një plan konkret për rutinën tuaj që të jeni të qëndrueshëm. Hëna e Re në Bricjap më 11 janar mund të jetë koha ideale për të krijuar zakone të reja, për t'u dhënë përparësi atyre që ju ndihmojnë të ndiheni në formë dhe të riktheheni në punë.

Nga data 23 e tutje, me Venusin edhe në Bricjap, duhet të vini re se si këto rregullime të vogla janë në dobinë tuaj. Ka të ngjarë që marrëdhëniet të jenë veçanërisht frymëzuese në gjysmën e dytë të muajit. Me fillimin e sezonit të Ujorit, do të keni mbështetjen e dikujt, të një personi me të cilin mund të krahasoheni. Është e rëndësishme të dini si të krijoni hapësirë për të tjerët, pa ndryshuar veten vetëm për t'u përshtatur, por kjo do të jetë më e qartë gjatë Hënës së Plotë në Luan më datë 25.

Ndërkohë, edhe Plutoni do të ketë hyrë në Ujor, duke treguar një ndryshim të ngadaltë. Do të jetë një proces disa vjeçar, në të cilin do të zbuloni se dashuria nuk mund të imponohet.

Virgjëresha

Nuk ka dyshim që fundi i ndikimit të Mërkurit në retrogradë në fillim të muajit është një ogur i mirë për Virgjëreshat. Këtë janar, mendoni për rindërtimin e rutinës suaj, të ndërprerë me të drejtë nga pushimet, por kjo nuk do të thotë që të suleni menjëherë drejt detyrave. Ju këshillojmë ta bëni jetën e përditshme romantike dhe të këndshme. Ndikimi i Marsit dhe më pas i Mërkurit në Bricjap, i kombinuar me Hënën e Re në datën 11, ju kujton se sa e bukur është të ndani të mira, kujdesin, kënaqësinë me dikë. Kujdesuni për veten, kultivoni pasionet tuaja, nxirrni në pah veçantinë tuaj dhe tregojuni të tjerëve pa filtra. 

Horoskop