Sëmundjet e zemrës prekin të rinjtë, mjekët në Elbasan: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
Numri i të rinjve të cilët po shfaqin probleme me zemrën po rritet në qarkun e Elbasanit, ku specialistët e shëndetësi...
Peshorja
Idetë e tanishme s’janë shumë të qarta, por shumë gjëra pozitive pritet të ndodhin me të ardhur maji. Ata që kanë një kompani apo që janë punonjës të pavarur, e nisin muajin shumë të lodhur për të gjetur një ekuilibër mes financave. Mesi i majit është periudha e duhur edhe për ju që të merrni vendime. Nëse do të rinovoni një kontratë, mos veproni tani, por prisni një periudhë më të favorshme. Kundërshtimi i Jupiterit mund të jetë ende një pengesë. Punonjësit e pavarur dhe tregtarët do të vendosin të kursejnë. Shmangni çështjet ligjore dhe jini më të kujdesshëm me xhepin. Ju këshilloj të mos bëni investime të rrezikshme. Nga data 20 deri në datën 31 do të negocioni për një vend të ri pune.
Jeta në çift është rrezikuar disi nga keqkuptime të ndryshme. Do të krijohen ngjarje të reja me përgjegjësi të paparashikueshme, si një çështje familjare apo e një të afërmi, situata që sjellin nervozizëm. Marrëdhëniet e sprovuara do t’ia dalin mbanë. Një nga ditët më të vështira për çiftet me probleme do të jetë 22 marsi. Për beqarët parashikohen takime emocionuese, por që s’përmbushin nevojën tuaj për siguri dhe stabilitet. Nëse një histori dashurie nuk është më e rëndësishme, kërkoni diku tjetër. Yjet këshillojnë të ndiqni instinktin dhe zërin e zemrës.
Keni ndier shqetësime të lehta që prej shkurtit, ja pse duhet të kryeni kontrolle, sidomos ata që s’kanë qenë mirë që nga pranvera e vitit të kaluar. Është e rëndësishme të mos stërmundoheni. Dhjetë ditët e fundit të muajit do të jenë më të vështira, ndaj programojini sa më mirë aktivitetet. Datat më të lodhshme do të jenë 20, 21, 29 dhe 30.
Akrepi
Saturni nis një kalim shumë të rëndësishëm duke filluar nga data 7. Kjo do të thotë se do të keni shumë më tepër mundësi dhe përgjigjet do të vijnë midis marsit dhe majit, ose do të filloni të kuptoni se çfarë të bëni, ku të shkoni, dhe mbi të gjitha çfarë të mos përsërisni më. Muajt e fundit kanë qenë paksa kritikë. Nëse jeni duke bërë punën që keni dëshiruar gjithmonë, atëherë kërkoni ngritje në detyrë. Por, nëse shefi juaj është armiqësor apo kolegët s’janë bashkëpunues, mos lejoni që këto gjëra t’ju prishin humorin. Datat më të favorshme në sferën profesionale janë 1, 2, 6, 7 dhe 11. Ka ardhur koha t’i thoni hapur kërkesat, sepse në fund do të merrni atë që dëshironi. Të paktën do të nisni një rrugë të re, e cila, edhe pse eksperimentale, të paktën do t'ju çlirojë nga vuajtjet e grumbulluara kohët e fundit. Të mos harrojmë se planeti juaj sundues është Marsi, një planet që përfaqëson edhe rrezikun në astrologji; ja pse ndonjëherë ju pëlqen të bëni me kokën tuaj për të vënë veten në provë.
Dashuria do të jetë disi e zbehtë këtë muaj. Keni shumë mëdyshje në lidhje me punën apo angazhimet. Nëse kërkoni diçka të re, në datat 2 dhe 19 do të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror. Tensioni ndihet në ajër mes çifteve, por është periudhë kalimtare. Çiftet e konsoliduara nuk kanë pse të kenë frikë. Do të keni keqkuptime të mundshme me njerëz të njohur së fundmi. Pak maturi do të jetë e nevojshme në disa ditë të veçanta, për shembull,në gjysmën e dytë të marsit. Ndonjëherë jeni ju që ndizni fitilin dhe provokoni për të parë se si reagon partneri. Shmangni stresin dhe profesionet që mund të shkaktojnë ankth. Duhet të luftoni mosbesimin ndaj vetvetes, gjë që, edhe nëse të tjerët nuk e dinë, ju Akrepave ju ndodh shpesh.
Muaji do të jetë i ngarkuar, pasi gjysma e parë do të kalojë me debate në punë, ja përse do të ndiheni të tensionuar. Gjatë gjysmës së dytë do të merreni me probleme familjare. Datat 24, 25 dhe 31 do të jenë më të qetat. E rëndësishme është që mendja të jetë në gjendje të mirë, që edhe trupi të jetë në formë.
Numri i të rinjve të cilët po shfaqin probleme me zemrën po rritet në qarkun e Elbasanit, ku specialistët e shëndetësi...
Blake Lively ka reaguar në lidhje me pamjet e fundit, që Justin Baldoni, regjisori i “It Ends With Us” ka publikuar nga filmi i tyre. A...
Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht ësht&eum...