Sëmundjet e zemrës prekin të rinjtë, mjekët në Elbasan: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
Numri i të rinjve të cilët po shfaqin probleme me zemrën po rritet në qarkun e Elbasanit, ku specialistët e shëndetësi...
Nga Paolo Fox
DASHI: Muaji tetor ju shton dëshirën për të vepruar, por duhet të keni parasysh se mund të hasni në rezistencë. Datat 5, 12, 22 dhe 23 nuk janë fort të favorshme, ndaj përpiquni fillimisht të zgjidhni disa probleme ekonomike dhe, nëse është e mundur, shpenzoni më pak. Është një horoskop i shkëlqyer, por për të sqaruar disa marrëdhënie profesionale, për konfirmime të tjera, është mirë të përmirësoni një ide të nisur disa muaj më parë. Me pak fjalë, mund të jetë një periudhë lëvizjesh të mëdha dhe jo vetëm në nivel planifikimi. Sa më shumë t'i afrohemi fundit të vitit, aq më i mirë do të jetë, sepse yjet do t'ju shpërblejnë projektet largpamëse dhe dëshirën për të vepruar. Unë rekomandoj pak kujdes me investimet, më mirë të mos përfshiheni në situata të panjohura dhe mos bëni kurrsesi asnjë gabim para datës 23. Ka mundësi që tetori të sjellë disa kontraste, por të mos harrojmë se rruga drejt suksesit është e qartë, ndaj vështirë se mund të gaboni. Nismat e nisura mund të çojnë në zhvillime të mëdha vitin e ardhshëm.
Historitë më të rëndësishme të dashurisë dëmtohen minimalisht nga tensioni i yjeve nga data 5 deri në datën 22. Çiftet e konsoliduara kanë një moment shqetësimi nga data 13 deri në datën 15. Fundjavat e muajit në përgjithësi sjellin disa mosmarrëveshje, por asgjë që nuk mund të tejkalohet me pak vullnet të mirë dhe mirëkuptim reciprok. Ata që kanë fshehur një pakënaqësi për një kohë të gjatë, duhet të flasin, të shprehin atë që ndiejnë pa u trembur nga mendimi apo reagimi i partnerit. Është muaj shumë i favorshëm për çiftet e reja që duan një fëmijë apo janë duke përgatitur një dasmë, megjithëse sezoni i verës është më i mirë për zgjedhje të tilla. Kini kujdes me blerjet këtë muaj, kontrolloni çdo kartë, çek, këst.
Rimëkëmbje e ngadaltë për një fundvit interesant. Këshillohet të shmanget ndërmarrja e rreziqeve, sidomos në 12 ditët e para të muajit. Kujdes nga datat 5 deri në 8.
DEMI: Tetori është muaj i favorshëm. Organizimi i punës dhe krijimi i kushteve të favorshme për një punë të re është i lehtë tani. Ata që do të ndjekin këtë rrugë do të favorizohen. Edhe ata që fillojnë një punë të re kanë mundësi të ecin më mirë. Në raste të caktuara mund të jetë i nevojshëm ndryshimi i drejtimit dhe i strategjisë. Kushdo që është përgatitur për një projekt të ri për një kohë të gjatë, mund të presë rezultate të mira. Tani i keni më të qarta qëllimet tuaja dhe për pasojë edhe arritja e tyre është më e lehtë. Është një moment i favorshëm edhe për ata që përpiqen të mbyllin llogaritë. Në rast se kanë të drejtën e rimbursimit, do ta përfitojnë. Favorizohen çështjet ligjore.
Tetori është muaj interesant, edhe sepse më në fund, që prej datës 9, Venusi nuk është më në prapavijë dhe ka ndryshime thelbësore në marrëdhëniet romantike. Kjo është periudha më e vlefshme për të bërë zgjedhje dhe do të ishte me vend që të sqarohej se çfarë nuk shkon deri më 4 dhjetor. Vetëm ata që janë në një lidhje me një person që ka një marrëdhënie tjetër, do të jenë në siklet. Nuk përjashtohet marrja e një vendimi apo të papriturat. Më mirë kështu, sepse ka ardhur koha për sqarime përfundimtare. Emocione të veçanta për ata që janë vetëm prej kohësh. Për më tepër, njerëzit e ndarë do të kenë një mundësi më shumë për të rënë në sy. Jupiteri favorizon lindjet, ndaj ata që munden dhe duan të kenë një fëmijë, mund të shfrytëzojnë rastin. Me një klimë kaq pasionante mund të bëni pothuajse çdo gjë. Madje edhe ata që jetojnë në një situatë që nuk funksionon prej vitesh mund të përpiqen të ndryshojnë.
Nga pikëpamja fizike, provokimet e vetme mund të vijnë nga ndikimi i Marsit në disonancë, duke filluar nga data 12. Ndaj kushtojini vëmendje aftësisë fizike, veçanërisht në nëntë ditët e fundit të muajit kur mund të rishfaqen inflamacionet ose lodhja. Do të ndieni nervozizëm në datat 22, 23, 28 dhe 29. Duke qenë se Dielli dhe Mërkuri do të jenë në prapavijë, është mirë të shmangni çdo lloj rreziku. Në fund të muajit duhet të kujdeseni pak për shëndetin tuaj.
Numri i të rinjve të cilët po shfaqin probleme me zemrën po rritet në qarkun e Elbasanit, ku specialistët e shëndetësi...
Blake Lively ka reaguar në lidhje me pamjet e fundit, që Justin Baldoni, regjisori i “It Ends With Us” ka publikuar nga filmi i tyre. A...
Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht ësht&eum...