Nga Paolo Fox
UJORI: Këtë muaj Venusi përfundon transitin e gjatë, i cili ka krijuar disa mosmarrëveshje në marrëdhëniet me të tjerët, pasi planeti i dashurisë nuk ndikon vetëm në lidhjet sentimentale, por shpesh shkakton edhe vështirësi komunikimi në punë. Disa herë gjatë vitit keni menduar për paratë, për shpenzimet e tepërta. Duke filluar nga viti tjetër, situata do të ndryshojë, por duhet të keni kujdes për çështjet ekonomike dhe ligjore. Çdo mosmarrëveshje duhet trajtuar me kujdes, me ndihmën e profesionistëve. Në varësi të të ardhurave tuaja bazë, do të ishte mirë të mos ekspozoheni shumë. Këshilla për të rinjtë që duan të bëjnë pasuri në qytete të tjera është të lëvizin. Do të duhet kohë, por nuk duhet të humbni shpresën. Mund të filloni edhe një kurs, një praktikë dhe pas disa muajsh të keni më shumë siguri. Ata që kanë dashur të ndryshojnë punë për një kohë të gjatë, tani janë gati ta bëjnë. Më mirë të jeni të duruar. Është një periudhë e mirë për të eksperimentuar dhe ndryshuar. Mendoni për transformimet e ardhshme, por mos bëni hapa të gabuar në tetë ditët e fundit të muajit.
Marrëdhëniet që funksionojnë më mirë janë ato që lulëzojnë nga emocionet e përditshme, të cilat nuk janë të përsëritura apo të mërzitshme. Çiftet që janë bashkë prej kohësh kanë një shqetësim, që do të bëhet më i qartë në nëntë ditët e para të muajit. Fakti që në nivel profesional ka ende shumë gjëra për të sqaruar, krijon një lloj shqetësimi që mund të rritet shumë në datat 22 dhe 23. Megjithatë, këshillohet që dhjetë ditët e fundit të tetorit të jeni të kujdesshëm në dashuri, nëse ka probleme që kanë vazhduar për një kohë të gjatë. Është e vërtetë që Venusi nuk është më në prapavijë që në datën 9, por nuk mund të harrojmë gjithçka që ka ndodhur që nga maji i këtij viti. Nuk mund të thuhet se këtë muaj s'do të ketë debate apo probleme në çift. Ka nga ata që janë me një person, por dëshirojnë një tjetër. Ndonjëherë fantazia mund të ofrojë më shumë garanci sesa realiteti.
Do të dëshironit të ndryshoni gjithçka dhe të shkoni në një qytet tjetër, është normale që Ujori të vihet gjithmonë në lëvizje, sepse nuk kënaqen me atë që kanë. Marsi, edhe më shumë i nxitur nga Mërkuri pas datës 22, sjell disa shqetësime. Duhet të kujdeseni për dietën tuaj dhe të shmangni sforcimet e mëdha fizike. Çrregullimet e gjumit mund të jenë një problem midis datës 20 dhe 26.
PESHQIT: Mërkuri nuk ka qenë më në prapavijë që nga data 5 dhe kjo premton për mirë. Dëshira për të përmirësuar kushtet e punës është shumë e madhe, tani ka më pak pasiguri në krahasim me të kaluarën. Konfliktet me shefat apo kolegët janë të përballueshme dhe tashmë në mes të muajit ndikimi i shkëlqyer i Marsit dhe Saturnit sjell një zgjidhje të papritur, ditë të rëndësishme. Fundi i muajit është gjithashtu i dobishëm, sepse sjell vendosmëri për të kërkuar dhe për të marrë diçka të rëndësishme. Një lloj hakmarrjeje, veçanërisht nëse ju është dashur të duroni ndonjë abuzim nga eprorët. Ndër ditët më të mira janë e marta 24 dhe e mërkura 25, një takim mund të caktohet në këto data të veçanta. Nëse shtatori ngriti ndonjë dyshim, tetori do të përpiqet t'i zgjidhë ato.
Në fushën e ndjenjave ka ende pak ftohtësi, ndoshta e shkaktuar pikërisht nga teprimet edhe në sferën profesionale. Kini kujdes, sepse edhe në marrëdhëniet afatgjata mund të shfaqen disa vështirësi. Në këtë kuptim datat e 10, 11 dhe 12 tetorit janë pak më stimuluese. Nëse diçka nuk shkon, është mirë të mos veproni në mënyrë impulsive dhe do të ishte mirë të prisni deri në fund të tetorit. Nga data 22 deri në 31 mund të sqarohen shumë gjëra dhe dashuria do të bëhet sërish protagoniste. Disa debatojnë nga xhelozia, të tjerë hidhërohen për një ngjarje personale, për një çështje që i ka trishtuar paksa. E rëndësishme është të mos këmbëngulni. Nëse ka një lidhje me kohë të pjesshme apo një dashuri jozyrtare, është më mirë të vendosni nëse duhet të vazhdoni. Kushdo që është i pavendosur mes dy historive do të bëjë një zgjedhje drastike brenda ditëve të para të nëntorit. Nuk duhet t'u rikthehemi keqkuptimeve të vjetra, që nuk janë zgjidhur kurrë dhe mbi të gjitha mos e ushqeni më atë ndjenjë pakënaqësie të nxitur ideja për të dhënë shumë duke mos marrë asgjë në këmbim, ose për të sakrifikuar punën dhe jetën shoqërore për një dashuri që është shumë ekskluzive.
Krahasuar me muajin e kaluar, do t’ju rikthehet besimi në aftësitë profesionale dhe nuk do t’ju mungojë përqendrimi. Për më tepër, Marsi ju ndihmon nga data 12 dhe nëse keni nevojë të filloni një trajtim ose dëshironi të regjistroheni në një kurs për të rifituar mirëqenien, ditët rreth datës 16 janë idealet. Duhet të trajtoni ankthin, i cili është gjithmonë armiku juaj numër një. Qielli i shkëlqyer nga data 23, kur Dielli bëhet sërish i favorshëm dhe shoqërohet me dashamirësinë e Mërkurit dhe Marsit.