Iphone do të sjellë risi për evidentimin e problemeve me sytë
Iphone nga viti në vit sjell risi, por këtë herë jo vetëm lehtësira apo më shumë akses në përdorim, por do t...
Dashi
Dashi i dashur, këtë vit për ju periudha e Krishtlindjes përkon me një moment të një forme të shkëlqyer fizike dhe mendore. Horoskopi për javën nga 11 deri në 17 dhjetor ju gjen të gëzuar mes darkave të shoqërisë, kafeve me miqtë, dollive dhe festave, gjithmonë me një buzëqeshje në fytyrë dhe një dëshirë të madhe për të shijuar momentin. Do të dini të përfitoni nga çdo gjë e mirë që do t’ju ofrohet.
Demi
Të dashur Dema, yjet po ju shikojnë dhe pyesin veten pse humbisni kohë duke u ankuar për marrëdhënien tuaj në çift, kur keni shumë gjëra të tjera për të bërë. Edhe pse po i afrohemi pushimeve të Krishtlindjes, puna është në qendër të vëmendjes suaj për momentin dhe ju duhet të jeni në gjendje të ruani përqendrimin, edhe nëse në shtëpi do të keni probleme të mëdha.
Binjakët
Të dashur Binjakë, këtij viti po i vjen fundi dhe horoskopi i javës në vijim ju sheh të vuani nga stresi i akumuluar. Le të jemi të sinqertë, ju jeni të rraskapitur, sepse ky ka qenë një vit betejash të mëdha për ju, ku ju është dashur të kapërceni pengesa të vogla dhe të mëdha. Dhe tani ka vetëm një gjë për të bërë: harrojini mendimet e zymta dhe shqetësimet, ripërtërini forcat dhe më pas filloni përsëri me vrull në 2024-ën.
Gaforrja
Të dashura Gaforre, horoskopi i javës në vijim ju gjen gati për një Krishtlindje të 2023-it plot dashuri, ndjenja më të thella dhe lidhje të gjata, të gjitha gjërat që për ju janë të rëndësishme dhe që ia vlen t’i jetosh. Shijojeni këtë moment të bukur, ju e meritoni, sepse pak janë bujarë sa ju në marrëdhënie dhe i dorëzohen dashurisë pa kushte.
Luani
Të dashur Luanë, këtë javë do të ndiheni më energjikë se kurrë, por do të keni edhe nuhatje për të bërë biznes, për të lidhur marrëveshje fitimprurëse dhe për të shfrytëzuar mundësitë e ndryshme profesionale që do t’ju ofrohen. Pushimet e Krishtlindjes janë ende larg për ju, keni vërtet shumë gjëra për të bërë përpara se t'i përkushtoheni dekorimit të pemës dhe vendosjes së skenës së lindjes së Krishtit. Mos e humbni përqendrimin nga puna.
Virgjëresha
Të dashura Virgjëresha, horoskopi për javën nga 11 deri më 17 dhjetor ju gjen gati për t’i dhënë zgjidhje telasheve që ju janë hapur. Keni shumë kohë që po përballeni me një situatë që nuk ju përshtatet, në të cilën ndiheni të pavlerësuar sa duhet dhe në të vërtetë plotësisht të shfrytëzuar dhe kjo duhet të marrë fund. Duke qenë të vetëdijshëm për situatën tuaj, është koha për të vepruar dhe mbi të gjitha për të folur. Do të gjeni fjalët e duhura që të tjerët t’ju dëgjojnë dhe t’ju kuptojnë.
Peshorja
Të dashura Peshore, ka diçka të çuditshme në ajër, diçka që ju bën më të kthjellët, madje edhe më të guximshëm! Horoskopi i javës në vijim sheh yjet që ju dërgojnë sinjale kontradiktore, të cilat kanë efektin t'ju bëjnë llafazan, ndoshta edhe më shumë seç duhet! Prandaj, bëni kujdes çfarë thoni, në mënyrë që më vonë të mos ndiheni në siklet.
Akrepi
Të dashur Akrepa, dashuria është ajo që lëviz botën tuaj tani. Horoskopi i javës në vijim ju sheh gjithnjë e më shumë të fokusuar dhe të vendosur për të jetuar ëndrrat tuaja në fushën e marrëdhënieve dhe ndjenjave. Këto janë ditë të rëndësishme për jetën tuaj në çift. Nëse po mendoni të hidhni një hap të rëndësishëm, ky është një moment i mirë për të filluar një bashkëjetesë, për t’u lidhur në martesë apo për të zgjeruar familjen.
Shigjetari
Të dashur Shigjetarë, ju jeni në qendër të festimeve, darkave të fundvitit, festave në shoqëri dhe takimeve me miqtë. Ylli juaj shkëlqen shumë, duke ju bërë më karizmatikë dhe tërheqës. Shfrytëzojeni këtë situatë të favorshme për ju për të forcuar lidhjet e vjetra dhe për të krijuar të reja. Është një moment në të cilin rrjeti i njerëzve përreth jush mund të zgjerohet dhe forcohet lehtësisht.
Bricjapi
Të dashur Bricjapë, horoskopi i javës në vijim ju sheh ende shumë të fokusuar në punë dhe yjet e miratojnë, sepse në këtë mes dhjetori, biznesi, negociatat dhe çështjet e parave janë me shumë fat për ju, ndaj përfitoni nga kjo dhe mos e ulni vigjilencën. Do të ketë kohë për të pushuar dhe për të shijuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri me portofolin plot!
Ujori
Të dashur Ujorë, horoskopi i javës nga data 11 deri më 17 dhjetor ju fton të kujdeseni për çështjet profesionale, projektet që keni në mendje, të shtroni rrugën për të bërë realitet iniciativat tuaja. Më në fund keni forcën që ju ndihmon të qëndroni në rrugën e duhur më gjatë se të tjerët, për të mposhtur konkurrencën dhe për të arritur qëllimet tuaja!
Peshqit
Të dashur Peshq, horoskopi i javës në vijim për ju është i shkruar me germat e kuqe të dashurisë, sepse ndjenjat janë pikërisht ato të cilave duhet t'u jepni përparësi në këtë moment. Sidomos marrëdhënies në çift, por edhe asaj me familjen dhe në përgjithësi të gjitha marrëdhënieve të tjera të thella që ju interesojnë shumë. Shijojini ato dhe kushtojini gjithë kohën që mundeni njerëzve të dashur.
Iphone nga viti në vit sjell risi, por këtë herë jo vetëm lehtësira apo më shumë akses në përdorim, por do t...
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....
Në këmbimin e sotëm valutor një euro këmbehet me 98.26 lekë. 1 dollar amerikan këmbehet me 93.27 lekë. Poundi britanik 1...