Astroliving / 15 Janar 2024, 20:10

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 15-21 janar

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar

Dashi

Dashi i dashur, jeni shumë të ngarkuar këto ditë, por gjërat më të mira, sipas horoskopit të javës nga 15 janari deri më 21 janar 2024, do t'i bëni mes së mërkurës dhe së enjtes, kur edhe fati do t’ju ndihmojë më shumë. Si mund ta shfrytëzoni sa më mirë këtë situatë? Na befasoni. Mund të bëni çfarë të doni dhe ta shfrytëzoni fatin tuaj të mirë si kur vjen fjala te puna edhe te ndjenjat, duke qenë se së fundmi fusha e ndjenjave ju ka dhuruar emocione të bukura.

Demi

Të dashur Dema, sigurisht që jeni në podiumin e shenjave më të dashura dhe më të përkëdhelura nga yjet e horoskopit të javës në vijim. Planetët miqësorë në Bricjap, së bashku me Jupiterin tuaj të shkëlqyer, ju japin një avantazh dhe ju bëjnë, tekstualisht, të aftë për çdo gjë. Është një moment për t'u shfrytëzuar, sepse fati favorizon të guximshmit dhe në këtë moment keni mbështetjen e yjeve, që është vërtet e lakmueshme. Vërini vetes një qëllim dhe futjuni punës. Do ta shikoni se do ta keni shumë të lehtë.

Binjakët

Të dashur Binjakë, horoskopi i javës në vijim ju gjen më nervozë se kurrë. Jeni duke u përballur me çështje që ju shqetësojnë prej disa javësh. Tashmë duhet të sqaroni disa gjëra, që i keni shtyrë për një kohë të gjatë, por nëse nuk veproni me maturi, rrezikoni të gaboni, edhe pse mendoni se keni të drejtë. Mund t'ju këshillojmë vetëm të ruani qetësinë në këto ditë disi të trazuara. Mos u shqetësoni, sepse shumë shpejt situata do të jetë më pak e rënduar. Thjesht duhet të bëni pak durim dhe ndërkohë të mos hyni në telashe.

Gaforrja 

Të dashura Gaforre, sa dritë ka në qiellin tuaj! Yjet e horoskopit për javën nga 15 janari deri më 21 janar shkëlqejnë shumë mbi ju dhe për ju. Jeni në formë të shkëlqyer dhe keni një vetëbesim që ju bën të ndiheni pothuajse të pamposhtur. Shkëlqeni si kurrë më parë, duke i lumturuar të gjithë njerëzit përreth jush, të cilët gjithashtu mund të shijojnë këtë energji të bukur që buron nga ju.

Luani

Të dashur Luanë, nuk është kurrë nevoja t’ju nxitësh ju, pasi jeni gjithmonë gati për t’u hedhur në veprim. Megjithatë, dijeni se në këtë moment, qielli ju shtyn të aktivizoheni sa më shumë, sepse dëshiron t’ju shohë fitimtarë. Yjet bëjnë tifo për ju dhe juve ju mbetet vetëm që t’i futeni punës. Vazhdoni, pra, në rrugën tuaj!

Virgjëresha

Të dashura Virgjëresha, më në fund një lajm i mirë vjen edhe për ju nga horoskopi i kësaj jave. Nervozizmi i madh që ju kaploi gjatë festave të Vitit të Ri po shndërrohet dalëngadalë në një dëshirë të re për të vepruar. Një energji pozitive që ju kërkon të shikoni përpara dhe jo mosmarrëveshjet dhe shqetësimet e së shkuarës. Ka ardhur koha të shkëlqeni përsëri. Vërini vetes një synim dhe shikoni me besim të ardhmen.

Peshorja

Të dashura Peshore, ruhuni nga polemikat. Çfarë po ndodh me ju? Mania juaj për të bërë drejtësi kudo, duket se po krijon shqetësim te njerëzit përreth jush, veçanërisht në vendin e punës. Nuk është e thënë t’i tregoni të gjitha, sepse mund të zhgënjeheni ju vetë dhe bashkëpunëtorët tuaj. Mundohuni ta shikoni situatën më objektivisht dhe t'u jepni peshën e duhur gjërave.

Akrepi

Të dashur Akrepa, më në fund filloi për ju një vit i mbarë. Nëse muaji dhjetor ishte i çmuar për marrëdhëniet personale, horoskopi i javës në vijim ju shtyn të luftoni për atë që dëshironi në muajt e ardhshëm, arritje konkrete, qoftë edhe të natyrës materiale, apo prestigji shoqëror. Kini besim në veten tuaj dhe në favorizimin e yjeve. Asgjë nuk është e pamundur, nëse e dëshironi me gjithë shpirt dhe keni besim te vetja. Është koha për të shkëlqyer.

Shigjetari

Të dashur Shigjetarë, si çdo vit për ju janari është muaji i bërjes së bilancit, por edhe i vjeljes së fryteve të punës suaj. Si po ju shkojnë gjërat? Yjet duket se duan t'ju shohin të rroni në bollëk dhe të kënaqeni në këtë moment, dhe prandaj  kanë bërë gjithçka për të përmbushur dëshirat tuaja. S’ju mbetet veçse të shprehni sa më shumë dëshira.

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, jeni protagonistët absolutë të horoskopit për javën nga 15 deri më 21 janar 2024. Keni mbështetjen e yjeve në çdo gjë që bëni: negociata, punë, dashuri, familje. Kështu, s’na mbetet veçse t'ju ftojmë të shprehni dëshirat tuaja më të thella, sepse probabiliteti që duke punuar fort do të arrini qëllimet tuaja në këtë moment është shumë i lartë. Vazhdoni përpara pa u ndalur.

Ujori

Të dashur Ujorë, kini besim. Pas muajsh shumë të lodhshëm dhe kompleksë, yjet e horoskopit të javës në vijim po shtrojnë rrugën tuaj, në mënyrë që t’ju ndihmojnë të rikuperoheni dhe të jeni më të kthjellët, dhe për rrjedhojë të jeni edhe më entuziastë dhe me iniciativë. Kjo vlen veçanërisht për të mërkurën dhe të enjten: shfrytëzojini këto ditë sa më shumë!

Peshqit

Peshq të dashur, më në fund situata në familje është sqaruar dhe atmosfera është zbutur. Duhet të keni parasysh rëndësinë e trajtimit të situatave kur ato lindin, në mënyrë që të mos rrezikoni përkeqësimin e tyre me kalimin e kohës. Prandaj, horoskopi i javës në vijim ju fton të vini në praktikë një rezolutë të rëndësishme për vitin e ri: mos i zvarritni më punët!

Horoskop