"Kam marr borxh për qiranë", fjalët e Bardhit që çuditën rrjetin
Reperi i njohur Bardhi ka marrë vëmendjen e ndjekësave kohët e fundit për shkak të një mbarëvajtjeje jo të mir&eu...
Dashi
Kjo javë e re e qershorit do të karakterizohet nga një konfigurim i mirë i Hënës. Ky aspekt jashtëzakonisht i fortë mund të sjellë ndryshime pozitive dhe shumë lumturi në sferën martesore. Shumicën e kohës do t'ia kushtoni dashurisë dhe partnerit. Dritë jeshile për beqarët e shenjës, të cilët kanë mbështetjen e Venusit të kthyer në pozicion të favorshëm. Ky planet mund të ndikojë që të keni një takim të paharrueshëm. Neptuni mund t'ju nxitë që të rrezikoni në fushën e financave, por nëse keni ndër mend ta bëni këtë, të paktën kërkoni mendimin e njerëzve kompetentë. Më pas mund të bëni disa zgjedhje interesante. Vlerësimi për Dashin është 8 pikë.
Demi
Falë aspekteve të mira planetare, do të përjetoni një javë plot pasion me personin me të cilin ndani jetën. Dhurojini vetes një fundjavë romantike për të rijetuar ditët e lumtura të muajit tuaj të mjaltit. Nëse nuk e keni takuar ende shpirtin binjak, me siguri do ta gjeni këtë herë. Sigurisht, mos prisni që fati t’ju trokasë në derë. Shkoni në vendet ku ndiheni më rehat dhe tregoni cilësitë tuaja më të mira. Më pas do të shikoni se dikush do të bjerë në këmbët tuaja. Në aspektin financiar nuk pritet që të ketë ndryshime. Në këtë sektor do të ndërhyjë Jupiteri, duke ju dhënë stabilitet. Do të duhet të merreni edhe me planetin Mars: kini kujdes që të mos bëni gabime në llogaritë, vlerësimet apo parashikimet tuaja. Vlerësimi është 7.5 pikë.
Binjakët
Në dashuri, ndoshta, nuk ka asgjë të rëndësishme për beqarët. Në fund të fundit, të qenët beqar ka avantazhet e veta. Kështu mendoni dhe përkushtojuni punës, familjes apo pasioneve tuaja. Nëse jeni duke udhëtuar, Hëna mund t'ju shtyjë në krahët e një personi interesant. Kjo atmosferë astrologjike nuk do të jetë shumë e favorshme për çiftet. Do të humbisni durimin dhe një debat i vogël rrezikon të degjenerojë në një mosmarrëveshje të hidhur. Zgjidhja do të ishte që t’i trajtoni çështjet me humor. Bëni kujdes me financat, se mund të pësoni humbje. Vlerësimi për Binjakët është 7 pikë.
Gaforrja
Marsi në pozicion të favorshëm do t’ju bëjë të parezistueshëm, por edhe shumë sentimentalë. Nëse jeni beqar, shfrytëzoni të gjithë arsenalin tuaj për të shkuar përtej fazës së flirtimit. Do të keni disa surpriza të këndshme, mes të cilave një histori e re dashurie që do t'ju befasojë dhe që ndoshta do të kthehet në një bashkim afatgjatë dhe përmbushës. Nëse jeni të martuar, do të shijoni një atmosferë lumturie dhe harmonie. Një udhëtim i shkurtër do t’ju çlodhte dhe do t’ju ndihmonte të arrinit qëllimet tuaja. Kini kujdes, megjithatë, të mos zbrazni llogarinë bankare. Mundohuni që këtë herë të dëgjoni këshillat e profesionistëve, të miqve të ngushtë apo edhe të të dashurit tuaj. Çështjet e parave janë të komplikuara këto ditë. Vlerësimin e keni 8 pikë.
Luani
Marrëdhënia me partnerin do të jetë e bukur dhe harmonike. Do të keni dëshirë të kaloni sa më shumë kohë së bashku, duke i dhënë një dimension të ri lidhjes suaj. Mund të themi se planeti Jupiter mbron jetën tuaj në çift në këtë periudhë. Nëse jeni beqar dhe i angazhuar me punë, ka shumë mundësi që të mos keni shumë kohë për takime. Po i shmangeni dashurisë? U druheni marrëdhënieve serioze? Keni vështirësi të lini pas një lidhje të vjetër? Në këtë rast, Saturni do t'ju ndihmojë të bëni një bilanc të situatës me mendje të kthjellët. Në fushën financiare do t’ju pëlqejë ideja që të rrezikoni, por kjo nuk do t'ju pengojë të bëni transaksione dhe investime të sigurta. Vlerësimi për Luanin është 8 pikë.
Virgjëresha
Nën ndikimin e Uranit, çiftet e krijuara këtë vit do të bëjnë përpjekje të lavdërueshme për të forcuar bashkimin e tyre. Shpirtrat e vetmuar do të inkurajohen të fantazojnë shumë për romancën, pasi Venusi do t’i shtyjë gjithmonë beqarët të angazhohen në një lidhje. Ky planet nuk do t’ju bëhet pengesë që t’i dorëzoheni dashurisë. Përpiquni të kuptoni se kush ju intereson vërtet mes njerëzve të ndryshëm që keni takuar në këtë periudhë. Mos i prishni punë vetes për shkak të krenarisë së tepruar. Hëna do të ndikojë negativisht në aspektin financiar për të lindurit e dhjetëditëshit të parë të shenjës. Do të duhet të jeni shumë vigjilentë në biznesin tuaj dhe të shmangni investimet që mund t'ju angazhojnë në planin afatgjatë. Vlerësimi për Virgjëreshën është 7 pikë.
Peshorja
Venusi do të ndikojë pozitivisht në jetën tuaj në çift. Do të ndiheni të dashuruar dhe në humor të mirë. Keni në mendje shumë projekte, ndoshta ende të paqarta, por që do t’i realizoni së bashku me partnerin dhe që do ta forcojnë akoma më shumë lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë, do t’ju duhet të merreni me Neptunin. Kini kujdes të mos keni shumë iluzione: rrezikoni të zbukuroni realitetin dhe t'i atribuoni cilësi të veçanta njerëzve të zakonshëm. Situata juaj financiare duket se është e bllokuar. Sidoqoftë, Jupiteri është shumë i favorshëm kur bëhet fjalë për çështjet financiare. Mund të jeni të sigurt se kjo do të jetë një javë me fat. Vlerësimi për Peshoren është 7.5 pikë.
Akrepi
Jeta juaj bashkëshortore duket se është e destinuar të përjetojë një periudhë stabiliteti. Çiftet nuk do të vuajnë nga ndikime të rëndësishme planetare dhe jeta e tyre do të rrjedhë pa probleme, edhe nëse nuk ka pasion. Nëse jeni beqarë, do të lulëzoni nën ndikimin e Jupiterit dhe do të ndiheni në formë të shkëlqyer. Sharmi juaj do të vlerësohet shumë dhe do të dini ta shfrytëzoni situatën në favorin tuaj. Do të dini ta zgjidhni personin që do t'ju japë atë që dëshironi më shumë se çdo gjë tjetër: besnikërinë dhe gëzimin. Kujdes shpenzimet, veçanërisht nëse kjo përfshin marrjen e një kredie afatgjatë. Është e lehtë të hysh në borxh dhe madje edhe më e lehtë për të shpenzuar, por shlyerja do të jetë më e vështirë nga sa mendoni. Të gjithë e dinë se borxhet janë një skllavëri e hidhur. Vlerësimi për Akrepin është 7.5 pikë.
Shigjetari
Pa planetët që trazojnë sektorin tuaj të dashurisë, shumica prej jush do të gëzojnë një jetë të këndshme në çift. Nëse keni pasur vështirësi në komunikimin me partnerin për tema të ndjeshme, Mërkuri dhe Venusi do të luajnë rolin e ambasadorëve. Nëse jeni beqar, një marrëdhënie profesionale mund të bëhet papritmas pasionante, mund të lini një takim të jashtëzakonshëm në një vend të zakonshëm ose mund të dëgjoni një deklaratë dashurie nga dikush që e takoni çdo ditë pa i kushtuar vëmendjen më të vogël. Në fushën financiare, kjo javë do të ofrojë mundësinë për të arritur një nga objektivat tuaja. Falë ndikimit të disa yjeve, do të arrini të zhvilloni dhe konsolidoni ndjeshëm situatën tuaj ekonomike. Vlerësimi për Shigjetarin është 9 pikë.
Bricjapi
Nëse jeni beqarë, do të keni mundësi të bëni njohje të jashtëzakonshme, falë ndikimit pozitiv të yjeve. Ju mund të njihni një person që është sa serioz aq edhe brilant. Kujdesuni për pamjen tuaj, veçanërisht për buzëqeshjen tuaj. Dielli do të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien tuaj, por bëni kujdes nga Saturni. Ndoshta do t’ju mungojë kthjelltësia e duhur dhe do të bini në grackën e një marrëdhënieje që do t’ju lërë të zhgënjyer. Jini shumë vigjilentë. Përqendrimi aktual i ndikimeve planetare në sektorin financiar duhet t'ju lejojë të rritni të ardhurat tuaja, të merrni një bonus ose të përfundoni një transaksion me leverdi. Por kujdes nga Hëna, e cila mund t'ju inkurajojë të shpenzoni shumë. Shpenzojini paratë me kujdes dhe gjithçka do të shkojë mirë. Vlerësimi është me 7.5 pikë.
Ujori
Marrëdhënia juaj me partnerin do të hasë pengesa. Do të ketë debate dhe paratë do të jenë një faktor. Por asgjë e pariparueshme nuk do të ndodhë, sepse do të keni një dëshirë të fortë për të vazhduar lidhjen tuaj të dashurisë dhe do të bëni gjithçka për ta realizuar këtë. Nëse jeni vetëm, të tjerët do të ndihen të tërhequr prej jush, por do të hezitoni të angazhoheni në një marrëdhënie të qëndrueshme. Për sa i përket parave, gjithçka do të shkojë mirë, nëse do t’i keni gjërat të qarta dhe do të tregoheni të arsyeshëm. Ndikimet planetare të kësaj jave do të jenë mjaft pozitive, nuk duhet të keni ndonjë shqetësim të madh. Megjithatë, do të duhet të merrni parasysh ndikimin e Hënës, e cila mund t'ju bëjë të përjetoni një periudhë ngërçi. Kjo nuk do të jetë koha për të shpenzuar shumë apo, mbi të gjitha, për të hyrë në borxhe. Vlerësimin e keni 6.5 pikë.
Peshqit
Ndikimi i Venusit do të jetë pozitiv për shumicën e të martuarve, pasi së bashku me partnerin do të zbuloni një dimension të ri të lidhjes. Megjithatë, në disa raste, mund të ndiheni të tërhequr nga dikush tjetër. Nëse jeni beqarë, falë aspektit marsian dhe diellor, do të mund të përjetoni një histori të bukur dashurie. Por me një kusht: duhet të keni guximin t’ia shprehni ndjenjat personit që ju pëlqen. Një problem financiar mund t'ju shqetësojë pak, por deri në fundjavë problemi do të zgjidhet. Gjithsesi, mos bëni projekte utopike dhe qëndroni me këmbët në tokë dhe mos u jepni shumë pas fantazive dhe ëndërrimeve. Vlerësimi për Peshqit është 7 pikë.
Reperi i njohur Bardhi ka marrë vëmendjen e ndjekësave kohët e fundit për shkak të një mbarëvajtjeje jo të mir&eu...
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Pak rëndësi nëse jeni të bionde nga lindja apo falë lyerjeve të shpeshta, të qenit bionde duket sikur është nj&eu...