
Keni dëgjuar për butikun më të ri në Tiranë?
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Pas dy ditësh hyjmë zyrtarisht në sezonin e Luanit dhe ndoshta ju prisni të lexoni e dëgjoni vetëm fjalë të mira për të lindurit në këtë shenjë, por artikulli i sotëm do t’ju “zhgënjejë” paksa sepse më poshtë do t’ju njohim me 2 shenjat që mbretin e zodiakut e kanë “halë nësy”. Duke njohur se cilat janë shenjat që s’ju pranojnë aq lehtë, të dashur Luanë do të keni mundësinë të tregoheni më të rezervuar në raport me ta.
Virgjëresha
Midis Luanit dhe Virgjëreshës është një luftë e vërtetë për pushtet, ndaj mos prisni që këto dy shenja të puqen me njëra-tjetrën. Virgjëresha, vetëshpallur si perfeksionistja e zodiakut, nuk mundet kurrsesi të përshtatet me natyrën e shkujdesur të Luanit. Ky i fundit nuk dëshiron të lodhë kokën me analiza të gjata, kurse të lindurit në shenjën e Virgjëreshës kalojnë çdo gjë në sitë dhe janë shumë përzgjedhës si natyrë.
Bricjapi
Të lindurit në shenjën e Luanit janë tepër komunikues, flasin me të gjithë, por nganjëherë janë kokëfortë. Shenja me të cilën ata nuk mund të shkojnë fare është Bricjapi. Ky i fundit urren të dëgjojë fjalimet e tyre të pafundme dhe nuk pranon mendjemadhësinë e tyre. Si përfundim, zgjedhin të mos kenë të bëjnë me njëri-tjetrit aq sa të munden.
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...
Një tjetër eksperiencë magjike do të nis për udhëtarët duke filluar nga data 27 janar 2024. Anija më e madhe e lundrim...