“Qumështi në Shqipëri, më i shtrenjti në Europë”, eksperti shpjegon arsyet
Ervin Resuli, president i Urdhrit Veterinar ishte i ftuar në News 24 ku foli për sigurinë ushqimore. Resuli ceku edhe pjesën e sub...
Dashi
Beqarë, këtë herë mos prisni mrekulli në jetën tuaj sentimentale. Gjërat do të vazhdojnë njësoj. Vetëm ata më të vetmuarit, të ndikuar nga prania e Plutonit, do ta lejojnë veten të përfshihen nga pasioni, por vetëm nëse ju pëlqejnë betejat e dashurisë. Java do të jetë e bukur për ata që jetojnë në çift. Mos u tregoni tekanjozë, tepër kritikues apo më të heshtur seç duhet. Mos guxoni ta luani kartën e shantazhit emocional, që mund t'ju çojë në katastrofë. Kur bëhet fjalë për paratë, jini të kujdesshëm. Gjithçka do të shkojë mirë nëse do të dini të tregoheni të ekuilibruar. Ata që kanë akumuluar borxhe ose kredi mund të kenë përkohësisht vështirësi për t'i shlyer të gjitha. Negocioni me kreditorët tuaj dhe ndërhyni që kjo situatë të zgjidhet. Kjo do t'ju ndihmojë të shmangni probleme serioze. Megjithatë, nëse e lini situatën të përkeqësohet, do të jetë edhe më e vështirë ta përmirësoni atë.
Vlerësimin do ta keni me notën 7.
Demi
Asnjë planet nuk do të guxojë të shqetësojë sektorin e dashurisë bashkëshortore, kjo do të thotë që lidhja juaj romantike nuk do të pësojë ndryshime të mëdha. Do të shijoni një lumturi të pastër, autentike, që do ta përjetoni çdo ditë. Nëse jeni beqarë do të keni takime interesante, por mos shpresoni se aventurat do të zgjasin shumë. Shmangni plane serioze dhe afatgjata gjatë kësaj periudhe, edhe nëse ju vjen për mbarë ideja e një jete në çift.
Ky konfigurim planetar sugjeron zgjidhjen më të mirë për të marrë përfitime financiare. Përfitoni nga kjo situatë për të organizuar një festë të shkurtër Pashke, ose një udhëtim me të dashurit tuaj gjatë fundjavës së Pashkëve. Vlerësimi është me notën 7.5.
Binjakët
Nëse jeni të dashuruar, do të bëni mirë të përdorni sharmin dhe zgjuarsinë tuaj për të marrë atë që dëshironi. Java e 25-31 marsit do të jetë e vështirë nëse nuk tregoheni pak tolerantë. Tregohuni më fleksibël dhe më pak kërkues ndaj partnerit, përndryshe nuk do ta bëni kurrë të lumtur. Çelësi për të pasur një marrëdhënie dashurie të bukur dhe harmonike është toleranca. Në sektorin financiar, mos u përfshini në shitblerjen e rrezikshme të aksioneve. Edhe nëse disa nga të dashurit tuaj përpiqen t'ju bindin se është e sigurt, kini kujdes, përndryshe do të pendoheni për gjithë jetën. Vlerësimi është me notën 7.
Gaforrja
Mërkuri do të ndriçojë shenjën tuaj përgjatë gjithë javës së fundit të marsit. Ai do t'u japë atyre që jetojnë në çift shijen e dashurisë paqësore, të sigurt dhe shumë sensuale. Gjithashtu do të mund të shijoni jetën familjare, qetësinë e shtëpisë tuaj, të cilën do të kënaqeni duke e dekoruar dhe rinovuar. Nëse jeni beqarë, bëni kujdes. Shumë shpesh, pasioni dhe dëshira turbullojnë gjykimin tuaj. Rezultati: marrëdhëniet tuaja të dashurisë mund t'ju shkaktojnë ndërlikime. Jini shumë vigjilentë. Mjedisi planetar i kësaj jave do të favorizojë intuitën dhe qartësinë, të cilat janë aftësi natyrore për ju, Gaforre. Prandaj, do të përfitoni një marrëveshje të shkëlqyer brenda një kohe të shkurtër. Vlerësimi për ju do të jetë me notën 9.
Luani
Falë aspektit pozitiv të Mërkurit, do të keni më shumë mundësi për të zgjidhur disa probleme në marrëdhënie. Zëreni demin nga brirët dhe gjithçka do të jetë e qartë për ju. Beqarë, Plutoni do të favorizojë miqësitë romantike, marrëdhënie të çiltra dhe intelektuale. Do të jeni të lumtur, të relaksuar, duke shijuar plotësisht lumturinë që do t'ju ofrohet, ndonjëherë në mënyrë të pazakontë. Aspektet negative të Hënës do të theksojnë tendencën tuaj për të shpenzuar para pa kriter. Rezistojini tundimit për të blerë ose për të luajtur në lotari. Mos hyni në borxhe në asnjë rrethanë. Vlerësimin do ta keni me notën 7.
Virgjëresha
Nëse marrëdhënia juaj është e qëndrueshme, Venusi do të ndikojë që ndjenjat mes jush dhe partnerit të forcohen. Megjithatë, nëse historia juaj e dashurisë është në vështirësi të mëdha, Venusi mund ta shtyjë partnerin tuaj në rrugën e tradhtisë. Beqarë, ka shumë gjasa që në një eveniment të keni një takim magjik, i cili mund të kthehet më vonë në një lidhje premtuese. Në fushën financiare do të tundoheni të kurseni më shumë se ç’duhet nga frika e së ardhmes. Nuk ka asgjë të keqe në këtë dhe madje mund të jetë e dobishme, për sa kohë që ndiheni mirë. Në fushën e investimeve do të keni fat. Vlerësimi për ju është me notën 7.
Peshorja
Jeta juaj në çift nuk do të jetë e lehtë. Aspekti i vështirë i Uranit do të sjellë konfuzion në disa marrëdhënie dashurie. Kjo nuk është serioze, por për ju që nuk ju pëlqen kaosi do të jetë mjaft shqetësuese. Beqarë, një treshe planetare në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj do t’ju hapë rrugën e lidhjeve romantike, bisedave të këndshme, flirtimeve, pasionit apo edhe të dashurisë së përjetshme. Kjo do të varet më së shumti nga ju. Në mes të javës mund të keni një surprizë të këndshme në lidhje me fitoret apo fitimet tuaja. Në çdo rast, nuk do të keni pse të shqetësoheni për financat. Vlerësimi është me notën 7.
Akrepi
Edhe nëse asnjë planet nuk do të ndikojë në sektorin tuaj të dashurisë, do të përfitoni nga aspektet e dobishme të Venusit. Planeti i dashurisë do t'i bëjë çiftet e dashuruara të përjetojnë momente butësie dhe sensualiteti. Nëse jetoni vetëm, do të ëndërroni për gjëra të mrekullueshme, një partner ideal, një dashuri të përjetshme. Mbi të gjitha do të jetoni në fantazitë tuaja dhe do të ndiheni të lumtur. Megjithatë, do të jeni gati për aventura romantike. Disa nga këto aventura mund të çojnë në marrëdhënie afatgjata. Me këtë aspekt të Neptunit, gjithçka do të shkojë mirë në planin financiar, nëse shmangni marrjen e vendimeve shumë të nxituara dhe nëse kontrolloni dy herë kontratat që nënshkruani. Vlerësimi është me notën 9.
Shigjetari
Marrëdhënia me bashkëshortin premton të jetë harmonike dhe e ngushtë. Të dy dëshironi ta bëni shtëpinë tuaj më të rehatshme dhe të mblidhni miqtë tuaj më të mirë për dreka e darka. Beqarë, Mërkuri do të ndikojë në jetën tuaj të dashurisë. Meqenëse dihet se ky planet favorizon aventurat, mund të merret me mend se ju jeni të interesuar vetëm të argëtoheni. Së shpejti do të kuptoni se një nga lidhjet që keni krijuar mund të bëhet serioze. Në fushën financiare, Mërkuri mund t'ju sjellë disa vështirësi. Vonesat e pagesave janë të mundshme, prandaj mbani parasysh këtë kur organizoni buxhetin tuaj. Gjithashtu, bëni kujdes të mos shpërqendroheni, mos harroni të paguani faturat. Vlerësimi është me notën 7.
Bricjapi
Horoskopi thotë se kjo do të jetë një javë plot pasion, nëse lidhja juaj është e fortë. Në fakt, do të keni mjaftueshëm besim te partneri dhe do të ndani fantazitë tuaja. Me gjasë, partneri juaj do të mbetet i kënaqur. Beqarë, do t’i organizoni ditët në favorin tuaj, do të bëni plane afatgjata dhe do të vendosni rregull në jetën tuaj dashurore. Jeni në kërkim të shpirtit tuaj binjak dhe duket se gjithçka do të shkojë mirë. Ndikimet planetare do të favorizojnë transaksionet kryesore financiare. Nëse keni nevojë të bëni investime ose të bëni një transaksion të pasurive të paluajtshme, do të frymëzoheni shumë gjatë kësaj kohe. Vlerësimi është me notën 8.
Ujori
Disonancat astrologjike do të ndërhyjnë dhe destabilizojnë në një farë mënyre jetën tuaj në çift. Megjithatë, nuk do të keni asgjë për t'u frikësuar nëse tregoni më shumë vëmendje ndaj partnerit tuaj. Në rast konflikti ose keqkuptimi, harroni vetëvlerësimin ose krenarinë dhe hidhni hapin e parë drejt pajtimit me të dashurin tuaj. Beqarë, ju që e doni flirtin, këtë herë do të jeni mjaft të kënaqur. Por, duke pasur parasysh këtë atmosferë astrologjike, mos shpresoni të keni ndonjë shans për t’u stabilizuar në aspektin sentimental. Neptuni do të kujdeset për financat tuaja dhe do t’ju premtojë një periudhë plot kënaqësi. Do t'ju ndihmojë të gjeni një punë të lehtë, të menaxhueshme dhe të mirëpaguar. Vlerësimi është me notën 7.5.
Peshqit
Beqarë, Urani dhe Neptuni do të kenë kontroll mbi jetën tuaj të dashurisë dhe këta dy planetë do të formojnë konfigurime të fuqishme dhe të pazakonta. Nuk mund të përjashtohet një takim shumë i rëndësishëm. Nëse jetoni në çift, do të arrini ta bëni partnerin tuaj të përjetojë një sërë momentesh të veçanta. Para së gjithash, do të forconi marrëdhënien me personin e dashur dhe do të fokusoheni më shumë se kurrë te dialogu. Sipas aspekteve të dobishme të Mërkurit, kjo do të jetë një javë suksesi financiar. Do të jetë koha për të marrë përsipër rreziqe. Fati do t'ju mbështesë, duke ju lejuar të rritni fitimet tuaja me përpjekje minimale. Megjithatë, mos u rrëmbeni nga suksesi, duke rënë në grackën e një jete të lehtë dhe të rehatshme, duke rrezikuar që më pas ta gjeni veten duke jetuar poshtë urave... Vlerësimi është me notën 8.
Ervin Resuli, president i Urdhrit Veterinar ishte i ftuar në News 24 ku foli për sigurinë ushqimore. Resuli ceku edhe pjesën e sub...
Iphone nga viti në vit sjell risi, por këtë herë jo vetëm lehtësira apo më shumë akses në përdorim, por do t...
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....