Astroliving / 7 Nëntor 2023, 22:11

Tre shenjat e horoskopit që rrezikojnë të mbeten beqarë gjithë jetën

Tre shenjat e horoskopit që rrezikojnë të mbeten beqarë

3 shenja të horoskopit rrezikojnë të mbeten beqarë përgjithmonë! Por pse? Ata shpesh shkojnë nëpër festa të pa shoqëruar dhe nuk është se kanë histori të qëndrueshme miqësie.

Akrepi

Akrepat priren të kenë marrëdhënie të trazuara  dhe nëse nuk gjejnë një partner që është i gatshëm t’i durojë ata do e kenë të vështirë të përkushtohen. Xhelozia, dyshimi, kërkesat e larta janë vetëm disa pika në oqeanin e sfidave romantike të një Akrepi. Ata shpesh kanë frikë të zhvillojnë ndjenja të thella dhe mund të duan marrëdhënie fizike mbi ato emocionale.

Shigjetari

Shigjetari nuk i duron dot vështirësitë e marrëdhënieve afatgjata. “Jeta është shumë e shkurtër dhe ka kaq shumë gjëra për të zbuluar, saqë nëse lindin probleme në marrëdhënien tonë, pse ta torturojmë njëri-tjetrin?” -Kjo është mendësia e Shigjetarit dhe për këtë arsye nuk është e lehtë të krijosh marrëdhënie të qëndrueshme. Përjashtimi i vetëm është nëse ai gjen një partner që e do aventurën, lirinë dhe eksplorimin.

Ujori

Ujorët nuk e vlerësojnë dashurinë aq shumë sa miqësitë. Përveç kësaj, ata janë shumë të pavarur dhe shpesh i shohin marrëdhëniet serioze si një kërcënim për autonominë e tyre. Megjithatë, nëse ata gjejnë një partner që mund të bëhet miku i tyre më i mirë, të ndajnë interesa të përbashkëta, të përfshihen në biseda kuptimplota dhe të mos i bëjnë presion, ata me siguri do ndihen komodë.

Horoskop