
Apple dhe Google marrin vendimin e menjëhershëm për aplikacionin Tik Tok
TikTok tashmë mund të shkarkohet lehtësisht edhe në Amerikë, pasi platforma është rikthyer për përdorim në gji...
Që prej ditës së sotme kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Virgjëreshës, shenjës “perfeksioniste” të horoskopit që shquhet për karakterin e saj të matur, por edhe nevojën për të patur çdo gjë në kontroll. Si rrjedhojë pozicionimi i yjeve ka ndryshuar dhe kjo shoqërohet me jo pak lëvizje për 11 shenjat e tjera të zodiakut. Kureshtarë të dini ç'do të ndodhë me shenjën tuaj? Zbulojeni më poshtë:
1.Dashin nuk e pret një periudhë e mirë, pasi i ka planetët kundër dhe në një pozicion jo të favorshëm. Kjo nuk do të zgjasë për shumë kohë, ndaj prisni sa të ikin ditët e këqija, e më pas merrni vendime. Nëse hidhni hapa pikërisht në këtë periudhë do të pendoheni. 2.Po ashtu për Demin, sezoni i virgjereshës nuk sjell lajme të mira. Zmbrapsja e Mërkurit do u shkaktojë jo pak probleme të lindurve në këtë shenjë, sidomos në sferën profesionale.
3.Të lindurit në shenjën e Gaforres, do të jenë gjithashtu në ndikimin negativ të Mërkurit dhe nuk do ta kenë të lehtë.
4.Për Binjakët dhe Luanin, planetët do të dhurojnë shumë fat dhe dashuri. Venusi dhe Mërkuri janë në pozicion të favorshëm ndaj përfitoni prej tyre sat ë mundeni.
5.Ndonëse besohet se Virgjëresha është në ditët e saj më të mira, do t’i duhet të presë pak t’i shijojë këto të fundit pasi fundi i gushtit nuk është aq i favorshëm sa mendoni sidomos në planin profesional dhe shpirtëror.
6.Edhe pse Venusi njihet si planeti i dashurisë, do të jetë Mërkuri ai që do të ketë një ndikim domethënës për të lindurit në shenjën e Peshores dhe Shigjetarit. Romantizmi do të jetë në plan të pare. Çiftet që janë bashkë prej vitesh do të hedhin hapa të mëtejshëm e do të bëjnë projekte për të ardhmen.
7.Për Akrepin dhe Bricjapin s’mund të themi gjë, sepse futen te ‘’grupi i të pafatëve’’. Të lindurit nën këto shenja do të përballen me ndikimin negativ të Mërkurit, që do t’u shkaktojë disa probleme.
8. Të lindurit në shenjën e Bricjapit do t’u duhet të durojnë Mërkurin në në pozicion jo të favorshëm deri në fund të gushtit.
9.Shenja më me fat për këtë sezon, sigurisht pas Virgjëreshës mund të themi se është Ujori, pasi nga java e ardhshme për dy muaj rresht Mërkuri do të ndryshojë shenjë dhe nuk do të ketë më ndikim negativ në shenjën tuaj.
10. Edhe Peshqve nuk do u shkojnë gjërat keq. Gjatë fundjavës ndjenjat dhe pasioni do të marrin hov. Nëse jeni çift, do të ndiheni tejet të afërt me partnerin/-en. Nëse jeni beqarë, mund të keni takime të paharrueshme. Hidhuni në sulm dhe mos kini frikë t’i shfaqni ndjenjat.
TikTok tashmë mund të shkarkohet lehtësisht edhe në Amerikë, pasi platforma është rikthyer për përdorim në gji...
Kur sëmuremi me grip, dëshira për të shpëtuar prej tij është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt t&eu...
Agjencitë hapësinore anembanë botës kanë për detyrë të lokalizojnë, studiojnë dhe analizojnë trajektoret ...