Specialistët Living / 19 Qershor 2020, 15:30

"Djalli NUK vishet me Prada", sekretet e shefes më të 'tmerrshme' të botës së modës Anna Wintour

"Djalli NUK vishet me Prada", sekretet e shefes më të

Nga Santana Çomora

Pas filmit“ Djalli vishet me Prada” nuk ka person të mos e lidhë personazhin kryesor me mbretëreshën e modës Anna Wintour, shefen e tmerrshme, të blinduar gjithmonë nga syzet e errëta dhe flokët në të njëjtin model. Por, nëse i sheh me vëmendje daljet e saj, nuk mund të vësh rë një detaj, të cilin ajo e mban gjithmonë.

"Djalli NUK vishet me Prada", sekretet e shefes më të

Janë pikërisht varëset e mëdha, me gurë të shkëlqyer të Swarovski-t, të cilat janë në çdo outfit, qofshin këto minimaliste, apo edhe floreale, duke treguar më shumë personalitet e duke e bërë edhe më të veçantë. Ajo ka kodet e saj për të komunikuar veshjen. Nuk është se përdorimi i këtyre varëseve lidhet me ndonjë ngjarje apo besëtytni. Thjesht, ajo ka menduar që ky detaj i paharrueshëm, do e shndërroj stilin e saj, duke e bërë më tërheqëse dhe unike.

"Djalli NUK vishet me Prada", sekretet e shefes më të

Në fakt nuk janë vetëm këto detaje tek Anna Wintour. Psh:

1 – Ajo krihet dy herë në ditë. Njëherë në mëngjes dhe njëherë në darkë. Si mund të ishte ndryshe kur nuk i lëviz një qime floku ?

2 – Nuk vesh kurrë ngjyrë të zezë.

3 – Mban vetëm syze dielli të errëta që mbajnë firmën e Chanel.

"Djalli NUK vishet me Prada", sekretet e shefes më të

4 – Në gardërobën e saj nuk mund të mungojnë fustanet e gjatë me lule, peliçet, si dhe sandalet ngjyrë nude të Manolo Blahnik.

5 – Nuk mban kurrë çanta dore.

6 – Urren horoskopin.

7 – Ushqimi i preferuar : Avokado.

8 – Lulja e preferuar : Tuberosa.

9 – Tenisi është sporti i saj i preferuar.

"Djalli NUK vishet me Prada", sekretet e shefes më të

10 – Tashmë, ikona e modës është 70 vjeçe.

Horoskop