Modë / 11 Shtator 2022, 12:38

Do të dukeni disa vite më e re, ngjyra dhe modeli i flokëve për këtë sezon

Do të dukeni disa vite më e re, ngjyra dhe modeli i flokëve

Pasi keni rikuperuar flokët nga deti dhe dielli, tani është koha për të menduar për një look të ri për vjeshtën. Ngjyra e flokëve që do t’ju bëjë të dukeni sa më “in” këtë sezon është ngjyra e mjaltit. Kjo ngjyrë ka një bazë të kafe, e cila është nxjerrë në pah ose është perfeksionuar me teknikën balayage. “Ky model flokësh ka një dimension pa ndonjë përkushtim të tepruar apo angazhim të tepërt’, ka thënë koloristi Rex Jamieson i Maxine Salon në Chicago.

Do të dukeni disa vite më e re, ngjyra dhe modeli i flokëve

Nëse flokët tuaj nuk janë ngjyrosur kurrë, mund ta arrini këtë pamje pa përdorur dekolorues. “Funksionon në flokë natyralë që dëshironi t’i mbani të shëndetshëm, por t’i ndriçoni me folie ose balayage. Kjo do të thotë që s’do të ketë bojë të vjetër, larje apo shkëlqim i çfarëdo lloji”.

Do të dukeni disa vite më e re, ngjyra dhe modeli i flokëve

Kemi zbuluar se cila ngjyrë do të jetë e duhura këtë vjeshtë dhe kur bëhet fjalë për modele flokësh, një stil me vite nuk e leshin fronin. Bëhet fjalë për modelin bob të flokëve. Bobi francez, bobi djaloshar, bobi skandi janë variacione të ndryshme dhe do të jenë seriozisht të popullarizuar këtë vjeshtë. Po ashtu duhet patjetër të theksojmë që edhe bobi klasik do të kthehet masivisht.

Do të dukeni disa vite më e re, ngjyra dhe modeli i flokëve

Bob i mprehtë është gjithashtu një nga stilet më në modë të sezonit. Floktarja Davis shpjegon se, edhe pse ideja për bobin me linjë të vrazhdë të flokëve nuk është e re, ende duket mbresëlënës dhe është në trend. Vija ndarëse e flokëve duhet patjetër të jetë simetrike për përshtypjen e parë.

Horoskop