Mungon motivimi dhe përkushtimi, çfarë duhet të dini për fenomenin “Silent quitting” që po përhapet tek punonjësit
"Silent quitting” apo fenomeni kur punonjësit zgjedhin të mos japin më shumë se minimumi i kërkuar po perhapet ndjeshem në...
Të sillesh si prind apo si shok i fëmijës tënd? Kjo është një nga ato dilema që shoqëron shumë nëna dhe baballarë, por në të njëjtën kohë edhe i ndan në kampe të ndryshme. Lidhur me këtë temë ka reaguar pediatrja e njohur, Lira Gjika.
Në një shkrim të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, ajo shkruan: "Forma e marrëdhënies, ku prindi bëhet shok me fëmijën, po akuzohet gjithmonë e më shumë nga specialistët që merren me studimin e psikikës njerëzore, sidomos ata që kanë në qendër studimin e periudhës më të vështirë të jetës së njeriut, adoleshencën. Truri i adoleshentit nuk e ka mbaruar pjekjen dhe ka nevojë për kufij të qartë që të mund të vazhdojë procesin e rritjes. Në këtë fazë të jetës adoleshenti gati-gati e ka të pamundur të mendojë për pasojën e një veprimi. Shpesh është veprimi që e merr përpara dhe jo ai të kontrollojë veprimin. Pra të kuptuarit e pasojave të një veprimi është shumë e vështirë për adoleshentin. Adoleshenti gjithashtu pushtohet nga reagime impulsive shumë të forta që kërkojnë shumë mund për t’u mbajtur nën kontroll duke krijuar shumë vështirësi në sjelljen e tij.
Prindërit duhet t’i vendosin rregulla dhe kufij fëmijës adoleshent, që jeton çaste të vështira e konfuze, pasi ata janë si parmakët e një ure apo humnere që nuk lejojnë të biesh. Rregullat dhe kufijtë e ndihmojnë, madje e shpëtojnë adoleshentin. Prindërit duhet të jenë prezentë dhe të besueshëm. Ata duhet të jenë model për ta, jo shokë. Shokët i zgjedh vetë adoleshenti dhe për më tepër që ky është një proces tjetër shumë i rëndësishëm, zgjedhja dhe pranimi i një tjetri si vetja me të cilin nuk ke lidhje gjaku.
Kjo zgjedhje, që prindërit bëhen shokë me fëmijën, sipas specialistëve është një përzierje e përtesës me paaftësinë e të rriturit për të bërë detyrën dhe të durojë presionin e energjisë së adoleshentit, por nuk ka rrugë tjetër. I rrituri në përgjithësi dhe prindi në veçanti, është si kapiteni që jep komandën, drejton, i mëson rregullin dhe i nxjerr nga beteja fitimtarë. Prindi shok jo vetëm që e lë vetëm adoleshentin në fushën e betejës së jetës, por i tregon se të jesh i rritur, nuk është gjë tjetër, por një njeri që po i mbarojnë energjitë. Kjo mënyrë po përhapet me të shpejtë edhe te ne."
"Silent quitting” apo fenomeni kur punonjësit zgjedhin të mos japin më shumë se minimumi i kërkuar po perhapet ndjeshem në...
Vjen një pikë kur të duket sikur gjithë bota të është kthyer kundër dhe stresi arrin kulmin duke u shpalosur në f...
22 shtatori është një datë e rëndësishme për Ornella Vanonin dhe për muzikën italiane. Në fakt, artistja e m...