"Je mami më seksi në botë", Olta Gixhari mori një letër publikisht nga Dori dhe nuk mund t'u besonte veshëve
Aktorja Olta Gixhari, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “SOL” me Adelina Hasanin, ku përjetoi një surprizë të pap...
Nga: Silvia Grilli
Babai ynë nuk na tha kurrë se kishte kancer. Kur sëmundja u bë e dukshme edhe për ne, zbuluam se ai kishte kohë që po e trajtonte veten, por donte që jeta e tij të ishte e lirë nga dëshpërimi. Nuk donte të fliste për të keqen, për ilaçet dhe terapitë. Të paktën jo me fëmijët e tij.
Babai ynë ishte një njeri i shekullit të njëzetë, i mirë dhe krenar. Si të gjithë fëmijët, edhe ne i shihnim prindërit tanë si gurë. Nëse cenohet kjo siguri, edhe sikur të na thonë se gjithçka do të jetë mirë, ne kemi frikë.
Privatësia që Kate Middleton, Princesha e Uellsit, duhet të kishte ruajtur në lidhje me videon që postoi më 22 mars, është sigurisht për fëmijët e saj. Por është edhe për vete, për të mbrojtur dobësinë e saj njerëzore. Të dish se ke kancer është një tronditje që sjell me vete një ndjenjë dështimi. Ku gabova? Ushqyerja, stresi, zakonet e këqija? Sëmundja fillimisht të bën të ndihesh fajtor, pastaj të bën të njohësh dobësinë njerëzore. Dhe vjen një pikë ku nuk mund të bëjmë dot asgjë më për këtë, thjesht mbështetemi në mjekësi.
Por, për një të re me fëmijë të vegjël si Catherine Middleton, është një “tradhti” shëndetësore. Pa grim dhe e bukur, me atë videon e saj të kalibruar në mënyrë perfekte, por emocionale dhe autentike, Kate ishte si ne kur flasim për sëmundjen e saj, thjeshtë dhe vetëm njerëzore.
Sepse kanceri nuk është vetëm i saj, është i të gjithëve. Secili prej nesh njeh dikë që është i sëmurë, e ka pasur atë në familjen e tij ose e përjeton sëmundjen në trupin e tij. Mjekët thonë se tumori malinj shfaqet pas dhimbjes së madhe, humbjes së peshës, mundimit të trupit dhe mendjes.
Por, kërkesa e Princeshës së Uellsit për privatësi është joreale. Kur Catherine Middleton i tha “po” mbretit të ardhshëm, trupi i saj pushoi së qeni i saj. Meqenëse lirinë e shkëmbeu me titullin mbretëror, ajo inspektohet, sepse i përket kombit, jo vetëm vetes. Duke u bërë pjesë e familjes mbretërore, ajo siguroi një jetë luksoze, por trupi dhe ekzistenca u rrethuan plot njerëz me shumë korniza.
E burgosur e rolit të saj, Kate tashmë është bërë edhe e burgosur e kujdesit shëndetësor. Kanceri të pushton jetën. Paniku para lajmeve, numërimi mbrapsht në pritje të raporteve të radhës, lista e terapive që asnjë i ri i shëndoshë nuk do t'i kishte parashikuar ndonjëherë, kolla, flokët dhe vetullat që humbasin. Nuk ka heroizëm në kimioterapi.
Ajo që duhet të ndodhë do të ndodhë, kur të ndodhë. Një ditë do të na duhet të vdesim, si gjithë të tjerët. I keni zili të moshuarit, ata që mbushin 90 vjeç?! Kanceri nuk është një luftë e humbur, ai mund të kurohet. Stigma dhe turpi nuk kanë më kuptim të ekzistojnë bashkë.
Tumoret malinje janë një sëmundje që prekin komunitetin. Rastet po shtohen, po rritet numri tek të rinjtë, por gjithnjë e më shumë po trajtohen. Mjaft të jeni të kujdesshëm, dhe t’i kushtoni më shumë vëmendje kontrolleve rutinë.
Urimet më të mira, Kate, me plot zemrën time!
Aktorja Olta Gixhari, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “SOL” me Adelina Hasanin, ku përjetoi një surprizë të pap...
Djali i Alban Hoxhës, ka festuar 10-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mungoi urimi i veçantë nga mami Çiljeta. Këngëtarj...
Në shtëpinë e gazetares së njohur Sonila Meço, sot festohet për të voglën e tyre Amaris, e cila sot mbush plot 13 vj...