Familja / 4 Dhjetor 2018, 14:41

Çfarë pune bën milioneri më i vogël sipas Forbes/ 7-vjeçari që nuk vjen nga një familje e pasur

youret

Nëse deri para pak vitesh rrjetet sociale përdoreshin me qëllimin e vetëm argëtimin, njohjen me njerëz të rinj e komunikimin, tani është shndërruar në një platform që gjeneron miliona të ardhura ! Mjafton të kesh një llogari tënden, fansa dhe ide kreative! Nëse deri më tani keni menduar se të fitosh onlinë është e vështirë, mendoni këtë rast për të cilin do të shkruajmë më poshtë ! Një shtatë-vjeçar ka fituar mbi 22 milion dollar në më pak se një vit vetëm duke publikuar video në kanalin e tij të Youtube-it.

 104599131 top paid youtubers 640 nc
Ryan ToysReview është kanali i fëmijës 7-vjeçar, ku publikohen videot e tij tek vlerëson lodrat e ndryshme për fëmijët. Ai sigurohet ta përditësojë hapësirën e tij online dhe videoy arrijnë më shumë se 1 milionë klikime brenda pak ditëve.
Të ardhurat e Ryan, të cilat nuk përfshijnë taksa apo tarifa për avokatët janë dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar.
I pyetur nga NBC se përse fëmijët shohin videot e tij, Ryan tha: “Sepse jam argëtues dhe komik.” Kanali u krijua nga prindërit e tij në vitin 2015 dhe videot kanë marrë pothuajse 26 miliardë klikime.
Në listën e publikuar nga Forbes, i dyti renditet Jake Paul, pasuria e të cilit është vetëm 500 mijë dollarë më pak se e Ryan.