
Keni dëgjuar për butikun më të ri në Tiranë?
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Si çdo gjë tjetër në këtë botë, epoka e teknologjisë moderne ka si avantazhet ashtu edhe disavantazhet e saj. Pasi kemi zhvendosur pjesën më të madhe të komunikimit tonë në internet , ka filluar të na mungojë aftësia për të lexuar ndjenjat e vërteta të njerëzve si dhe për t'i shprehur ato ndjenja, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë.
Në këtë artikul do ju tregojmë 4 veprime të meshkujve që tregojnë se e ju pëlqejnë.
1. Ngritja e vetullave
A i ngre vetullat sa herë që ju sheh? Nëse ai ju pëlqen, atij i pëlqen gjithçka që sheh dhe dëgjon nga ju dhe në mënyrë të pandërgjegjshme dëshiron më shumë prej jush. Kjo është arsyeja që ai i hap sytë më gjerësisht dhe si pasojë ngrihen vetullat.
2. Duart e djersitura
Duart e lagura janë një shenjë se ai ndihet i nxehtë dhe me emocione kur ndodhet pranë jush. Gjatë kohës që ndodhet me ju e shoqëron një siklet që duhet të mos gabojë as për gjënë më të vogël nga frika se mund t'ju humbasë. Ky sforcim i shkakton djersitje.
3. Përkulja pranë jush
Edhe pse kjo mund të duket ndonjëherë e rastësishme, por është një veprim që thotë shumë. Edhe nëse është mundësia që ai të distancohet por nuk e bën, është e sigurt e kërkon t'ju ketë sa më pranë.
3. Qëndrimi i me duar dhe këmbë të lirshme
Jini e vëmendshme se kur shoqëruesi juaj qëndron lirshëm pranë jush kjo do të thotë se ai kërkon që ju të dini se jeni e mbrojtur. Ky është veprimi tipik i një marrëdhënie të konsoliduar në çift, ndaj kur e bën me ju në takime të para do të thotë se ka qëllime serioze ndaj jush.
4. Frymëmarrje të thella
A merr frymë thellë sa herë që ju sheh? Arsyeja jo vetëm që fshihet në nevojën e tij për të marrë më shumë oksigjen, por është edhe në dëshirën e tij për ta bërë gjoksin të duket më i madh dhe belin më të vogël. Ai përpiqet të duket tërheqës në syrin tuaj.
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...
Një tjetër eksperiencë magjike do të nis për udhëtarët duke filluar nga data 27 janar 2024. Anija më e madhe e lundrim...