
Keni dëgjuar për butikun më të ri në Tiranë?
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Në Portugali ka lindur fëmija i parë nga fekondimi artificial, babai i të cilit ka vdekur në vitin 2019 nga kanceri. Fëmija ka lindur pardje në një spital në Porto dhe peshon gati katër kilogramë. Ai mban emrin e parë të babait të tij, Hugo, dhe të dytin, Guilherme, i zgjedhur për të po nga babai i tij.
Babai i tij vdiq nga kanceri në vitin 2019, në moshën 29-vjeçare, por jo pa lënë më parë spermën e tij në laborator dhe një autorizim me shkrim ku aprovonte fekondimin.
Pjesa tjetër e betejës ligjore duhej të bëhej nga e veja Angela Ferreira, tani nëna e të voglit Hugo Guilherme. Ligji portugez i riprodhimit të asistuar daton në vitin 2006 dhe ndaloi fekondimin me material gjenetik nga një dhurues i vdekur.
Megjithatë, paradoksi ishte se ndalimi vlente vetëm për donatorët e familjes dhe jo për ata anonimë, të cilët si të tillë tashmë mund të kishin vdekur.
Ishte angazhimi i Angela-s, protagoniste e dokumentarëve dhe lajmeve që atëherë, që çoi fillimisht në një mbledhje nënshkrimesh dhe më pas në një debat në parlamentar. Partia Socialiste, Komunistët dhe Blloku i Majtë vendosën së bashku për të ndryshuar ligjin, duke përfshirë Portugalinë, ndër të paktat vende që e lejojnë këtë praktikë pas vdekjes së njërit prej bashkëshortëve./ Burimi "Top Channel"
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...
Një tjetër eksperiencë magjike do të nis për udhëtarët duke filluar nga data 27 janar 2024. Anija më e madhe e lundrim...