Bien rrjetet sociale: Facebook, Instagram dhe Whatsapp shfaqin probleme në të gjithë botën
Mbrëmjen e kësaj të mërkure aplikacionet si “Whatsapp”, “Facebook” por edhe “Instagram” kanë shfa...
Sipas gjetjeve të fundit nga Shoqata e Sigurisë së Autostradave, vdekjet e këmbësorëve në SHBA u rritën me 77% midis 2010 dhe 2021 dhe numri i vdekjeve të këmbësorëve në 2022, ishte më i larti në 41 vitet e fundit. Faktorët që kontribuojnë në këto shifra në rritje, janë sjelljet e rrezikshme të drjetuesve të mjeteve, si dhe mungesa e trotuareve apo e ndriçimit të mirë. Pasi shumica e vdekjeve janë shkaktuar gjatë natës.
Në tetor të vitit 2011, mamaja ime u godit nga një makinë në vendkalimin e këmbësorëve, një mëngjes të bukur e të kthjellët në Uashington, DC. Ajo kishte të drejtën e kalimit. Nuk kishte probleme me dukshmërinë. Ishte një ditë para ditëlindjes së saj të 65-të. Ajo dhe njerku im, kishin bileta për të ndjekur një shfaqje atë natë, por për fat të keq ajo vdiq në një ambulancë rrugës për në spital. Të thuash se vdekja e saj ishte një tronditje, është një nënvlerësim.
Familja jonë një javë më parë ishim mbledhur dhe kishim kaluar shumë bukur në Laurel Highlands të Pensilvanisë, duke menduar për festën e ditëlindjes së mamasë time. Ra shi. Ne shkuam për bowling. Gjithnjë sa herë shihnim fëmijët e mi dhe të motrës sime kënaqeshim pafund me bëmat e tyre. Dukeshin sikur ato kënaqësi do të na zgjasnin gjithë jetën.
Ditën që nëna ime pësoi aksidentin unë isha duke udhëtuar me bashkëshortin dhe fëmijët e mi për në Uashington DC. Mendime të çuditshme më vërdalliseshin në kokë. Fillova të bëja telefonata të shpeshta me njerëz të ndryshëm, sikur nënvetëdija ime e dinte se diçka kishte ndodhur. Por në ato momente askush nuk më tha asgjë në të gjithë ato telefonata.
Pak më vonë lajmi i keq erdhi. Mamaja ime kishte pësuar aksident. U nisëm menjëherë për aty. Shoferi nuk ishte larguar nga vendngjarja, nuk e di si kishte ndodhur, mos vallë ai teksa ka përplasur me makinë mamanë time ka qëndruar në telefon?! Kisha shumë pikëpyetje në kokë.
Një mjek që gjendej aty tha se nëna ime nuk kishte shenja jete dhe ishte e kotë që të përpiqeshin më tepër. Lajmet qarkulluan ne medie, por ç'të shihje?! Takat e mamasë time që ishin shpërndarë në rrugë.
Në të gjithë këtë ka diçka kaq të vështirë për t'u pranuar, pasi mendoj vërtetë se ishte një vdekje e shmangshme. Nëse ajo do kishte mbërritur në kryqëzim gjysmë minuti më vonë, nëse shoferi do të kishte ndaluar ose të kishte vozitur më ngadalë, nëse mamaja ime do të kishte ecur gjysmë minuti më shpejt, e gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur.
Këto "nëse" janë duke ma errësuar çdo ditë e më tepër mendimin. Kujtoj se, pak ditë para se nëna ime të ndërronte jetë kisha një ankth të pakuptueshëm, gjumë nuk flija, sikur mendja ime e dinte se dikush një moment do t'i kushtonte vdekjen njeriut tim më të shtrenjtë.
E di se mamaja nga kjo jetë ka ikur me disa brenga. Nipi i katërt që priste, lamtumira e fundit me nënën e njerkut tim, pasi raporti i tyre ishte i shkëlqyer, ndeshjet e shahut, kampionati shtetëror i tenisit etj.
Por, ajo që dua të them është se prej saj kam marrë këshillën më të vyer në momentin që mora makinën për herë të parë. Të drejtoj mjetin me shumë kujdes, duke menduar për jetën time dhe të dikujt tjetër që është i pafajshëm rreth meje.
Unë sot nuk e ngas makinën me shpejtësi apo në mënyrë agresive, nuk e drejtoj makinën teksa jam e ngarkuar emocionalisht, sepse ndodh shpesh që të jemi të hutuar në makinat tona.
Kam parë shoferë të cilët drejtojnë mjetin pranë urbanit të mbushur me nxënës, por a nuk kanë nëvojë këta fëmijë për kujdesin e plotë tonin? Njerëz që shpejtojnë të mos i bllokojë e kuqja e semaforit, por ta kalojnë atë dhe të fitojnë një minutë kohë më shumë. Por a e mendon se nëse ti fitove një minutë kohë në jetën tënde, mamasë time dhe shumë individëve të tjerë si ajo, i ke humbur të gjithë jetën?
Nuk e di pse mami im u godit atë mëngjes të bukur të vitit 2011. Ishte një aksident që nuk duhej të ndodhte, pasi me pak financim, ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri, mund të shtojmë trotuare, të përmirësojmë ndriçimin dhe të drejtojmë makinën me kujdes.
Edhe pse tashmë kanë kaluar plot 13 vite, ka ende momente kur mendoj se mamaja ime mund të jetë gjallë dhe marr telefonin për ta telefonuar. Tashmë kemi një foto të 4 nipërve të saj, 10, 13, 18 dhe 20 vjeç, që kam aq shumë dëshirë që ajo ta shihte.
Edhe pse me një plagë të madhe dhe të njëjtë edhe 13 vite më pas, do doja që si për çdo gjë në jetë, të paguaja për ta parë dhe njëherë fytyrën e bukur të nënës time, të dëgjoja dhe njëherë këshillat e vyera të saj, të ulesha pranë saj për të shijuar shfaqjet në kinema, të kujdeseshim për lulet që ajo i donte aq shumë, të paguaja për t'u ulur dhe njëherë me të jashtë, në një ditë të bukur vjeshte, me diellin që përplas rrezet në fytyrat tona.
Mbrëmjen e kësaj të mërkure aplikacionet si “Whatsapp”, “Facebook” por edhe “Instagram” kanë shfa...
Grida Duma, ka krijuar një stil identitar të sajin, por duket që ‘arma e ftohtë’ e saj në cdo veshje është k&eu...
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...