“Qumështi në Shqipëri, më i shtrenjti në Europë”, eksperti shpjegon arsyet
Ervin Resuli, president i Urdhrit Veterinar ishte i ftuar në News 24 ku foli për sigurinë ushqimore. Resuli ceku edhe pjesën e sub...
Në premierën e filmit Barbie, shumë njerëz morën me vete fëmijët e vegjël nëpër kinematë kudo në botë. Por a është filmi Barbie i përshtatshëm për fëmijët? Epo… Duket se jo.
Shoqata e filmave e ka vlerësuar Barbie si PG-13, që do të thotë se Barbie nuk është e përshtatshme për fëmijët nën 13 vjeç. Dhe një fêmijë mbi 13 vjeç nuk duhet lejuar ta shikojë filmin i vetëm në shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tij, por vetëm i shoqëruar nga të rriturit, shkruan People.
Filmi përfshin tema që janë më të njohura për të rriturit sesa për fëmijët, si diskutimet e vdekjes dhe krizës ekzistenciale, dhe disa nga batutat janë mjaft të shtrembëruara dhe, sipas distributorit, të pakuptueshme për fëmijët. Përdoret gjithashtu një fjalor i papërshtatshëm për fëmijët, i cili përfshin fjalë sharje dhe referenca sugjeruese për përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët nën 13 vjeç.
“Unë mendoj se Gerwig përfshiu përmbajtje për gjeneratat e vjetra duke e ditur se një pjesë e madhe e audiencës do të jenë të rinj dhe fëmijë . Njerëzit që u rritën me Barbie në vitet ’80, ’90 dhe 2000 po kërkojnë atë nostalgji, por edhe argëtimin,” tha Danny Brogan, redaktor ekzekutiv në Common Sense Media, një organizatë që vlerëson përmbajtjen para ekranit për fëmijë.
Për çfarë flet filmi Barbie?
Pasi Keni dhe Barbie udhëtojnë në botën reale, filmi eksploron ndryshimin midis “jetës së Barbit” dhe jetës së një gruaje në shoqërinë reale, moderne. “Ka të bëjë me atë se si trajtohen dhe shikohen femrat në botën reale”, tha regjisorja Greta Gerwig.
Filmi, i cili tashmë ka tërhequr shumë vëmendje, shfaq Margot Robbie si një kukull Mattel. Përveç Margot, në film luajnë Ryan Gosling, Sima Lee, Issa Rae, Will Ferrell, Michael Cera dhe America Ferrera.
“Njerëzit nuk e kanë idenë se çfarë presin. Çfarëdo që të mendoni, nuk është. Është diçka tjetër”, tha Ferrera për People. Simu Lee tha se shumë duhet ta shikojnë filmin me kujdes për ta kuptuar atë.
Ervin Resuli, president i Urdhrit Veterinar ishte i ftuar në News 24 ku foli për sigurinë ushqimore. Resuli ceku edhe pjesën e sub...
Iphone nga viti në vit sjell risi, por këtë herë jo vetëm lehtësira apo më shumë akses në përdorim, por do t...
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....