Familja / 26 Mars 2024, 17:56

Psikologia: Gabimi që prindërit bëjnë me fëmijën në ditën e parë të çerdhes

Psikologia: Gabimi që prindërit bëjnë me fëmijën

Ankthi i ndarjes, momentit kur fëmija duhet të shkëputet nga kujdesi i pandërprerë i nënës për të kaluar te institucionet si çerdhja, kopshti apo të një dadoje, nis të shfaqet nga muaji i tetë deri në të tetëmbëdhjetin, ndërsa kulmi është në të katërmbëdhjetin.

Sipas psikologes Sibora Kalluci Medolli është shumë e rëndësishme që fillimisht të jetë gati nëna për ta bërë shkëputjen sepse është ajo që parapërgatit fëmijën. Në bisedën me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, psikologia zhvillimore shpjegon se si duhet të ndodhë kjo përgatitje. Një pikë e rëndësishme ku ajo ndalet janë orët që fëmija duhet të qëndrojë në çerdhe apo kopsht ditët e para sepse ka një gabim që përkthehet në një traumë për të.

Sibora Kalluci Medolli: Unë si psikologe zhvillimi them që idealja është 18 muaj. Ka fëmijë që shkojnë edhe pak më herët, 12 muaj, 15 muaj dhe relativisht janë gati, janë të përgatitur. Si bëhet përgatitja? Përgatitja, arma më e fortë që kemi në dorë është komunikimi. Pra ne t’ia komunikojmë fëmijës çfarë nddodhë, ku do shkojë, kë do takojë? Faza e përshtatjes është bazë që të bëhet në formë të shëndetshme. Nuk mund ta lësh fëmijën në ditën e parë apo në javën e parë 8 orë diku sepse automatikisht truri i fëmijës e proceson si braktisje. Ai mund të jetë kopshti më i mirë, çerdhja më e mirë, mund të ketë mësueset më profesionale, por nëse ti si prind e lë ditën e parë 6 orë, 8 orë automatikisht fëmija e koncepton që mami dhe babi e braktisën këtu.

Kjo gjë lë gjurmë te fëmija në kohë afatagjatë në qoftë se e merr si braktisje gjithë këtë shkëputje që mund të bëhet nga fëmija me prindin?

"Në ditët e para. Por edhe në kohë afatgjatë. Sigurisht, gjurmët ne i masim përmes studimeve që bëhen në kohë dhe nëse fëmija  lihet ditën e parë, javën e parë diku, në këtë rast në çerdhe, por edhe me dadon nëse do ta lësh në shtëpi. Në momentin që ti do ndahesh nga fëmija pa ia komunikuar se çfarë do të ndodhë në fillim, fëmija humbet atë që është marrëdhënia me prindin. Marrëdhënia me prindje dhe ajo ngrohtësia që ne e quajmë atashim, lidhja me prindin, është e pazëvendësueshme. Figurat kryesore atashuese janë nëna dhe babai", tha psikologia.

Horoskop