Sëmureni shpesh dhe se kuptoni arsyen? Ndoshta nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Disenjatori Dan Faires na jep disa ide se si mund të dekorojmë ambientin e jashtëm të shtëpisë me zbukurime krejtësisht natyrale për festat e fundvitit.
Për zbukurimin e derës së jashtme përdorim degët nga pemët natyrale duke u dhënë forma dhe stil festiv. Kurorës së mirëseardhjes i është dhënë forma katrore, të cilën mund ta zbukuroni me lule ose aksesorë të tjerë si, drita, lodra etj. Përdorimi i flokëve të dëborës është shumë interesant duke përdorur ngjyrën e kuqe, si ngjyra tradicionale e festave. Për to mund të përdorim copa, të cilat i presim në formën e duhur dhe i varim në oborr.
Në lidhje me ndriçimin, ide shumë origjinale dhe mbi të gjitha natyrale është përdorimi i kërcejve të pemës, të tilla si në foto. Mbi to vendosim qirinjtë, kjo metodë krijon shumë atmosferë të ngrohtë mirëseardhjeje.
Aksesorë të tjerë që mund të përdorim gjatë këtyre ditëve janë të shumtë, të tipit; jastëkë të kuq, zbukurime të ndryshme me dritat, çorapet e famshme të dhuratave etj. Sado të vogla të jenë zbukurimet ato sjellin shumë ngrohtësinë e festave dhe gëzim në sytë e të gjithëve.
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Rita Ora ka treguar trupin e saj të tonifikuar gjatë pushimeve në "Gold Coast" të Australisë, ku ka kaluar një ditë re...
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datt...