Boronicat, fruti i fuqishëm që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit sepse përfitimet...
Sociologu Gëzim Tushi ka folur në “Live From Tirana” për një fenomen gjithnjë e më të komentuar siç është tradhtia. Si e komenton ai këtë koncept dhe shkaqet që çojnë në tradhti?
Cilat janë sinjalet e para që dikush po tradhton?
Janë të shumta. Sinjali më i sigurtë është jeta në shtratin martesor, pra sasia, intensiteti i lidhjeve intime midis njërit dhe tjetrit është një tregues i sigurtë. Sa më të rralla të jenë aktet ka diçka, nëse nuk janë për arsye shëndetësore, ose shfaqja e impotencës, ose një ftohtësi nga ana e femrës që janë elementë që duhet të kurohen e trajtohen.
Por nëse është me motive të tjera sociale, pra je i velur ose i neveritur nga kjo lidhje, atëherë ky është një sinjal i dukshëm. E dyta, nëse nuk kanë qejf të kthehen në shtëpi, kur vjen e hëna thonë ‘shyqyr’, se shkojnë në punë, se të shtunën dhe të dielën duhet të jenë me burrin dhe me gruan e tyre që janë të mërzitshëm apo nuk shkojnë me njëri-tjetrin.
Që të shkosh të hënën në punë do të thotë që të shkosh pranë me njeriun që e ke mik, që e ke partner, që ke lidhje emocionale, erotike apo seksuale, të gjitha këto. Ka dhe arsye të tjera. Në shoqërinë shqiptare, problemi i higjienës personale nuk është në nivelin e duhur. Kjo sjell neveri në marrëdhënien në çift./TAR
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit sepse përfitimet...
Dikur një takim i parë idealisht përfshinte një darkë, mundësisht në një vend romantik, por jo tepër, të ndj...
Kompania mëmë e një sërë rrjetesh sociale, “Meta”, do të pushojë nga puna mijëra punonjës që p&e...