"Je parë në pasqyrë moj debile", Venera Lumani i përgjigjet komentit fyes të ndjekëses dhe "padashje" na zbuloi gjininë e bebit
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Kush ka një llogari në TikTok është e pamundur të mos jetë përballur me trendin më të fundit, atë të prindërve që ngarkojnë video në platformë ku ftojnë ë fëmijët e tyre të gatuajnë së bashku një vakt ose një ëmbëlsirë për ta surprizuar dhe më pas i thyejnë një vezë në ballë ose kokë. Videot postohen me hashtagun #eggprank dhe ky hashtag ka më shumë se 670.7 milionë shikime që nga fillimi i kësaj jave .
Reagimet e fëmijëve që pa dashur marrin pjesë në këtë trend të diskutueshëm ndryshojnë, pasi pas hutimit fillestar, disa qeshin, të tjerë inatosen dhe të tjerë shpërthejnë në lot, ndërsa mamaja ose babai pranë qeshin. Së fundmi disa TikToker kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për trendin “e dëmshëm” (siç e quajnë ata), disa madje thyejnë vezët në ballin e tyre, duke theksuar se është diçka që dhemb dhe paralajmërojnë prindërit e tjerë që të mos e provojnë.
Mënyra se si disa fëmijë (kryesisht të vegjël) duken të lënduar ose të frikësuar pasi u thyhet veza në kokë, i bën shumë të besojnë se “shfrytëzimi i fëmijëve” nga përdoruesit e platformës ka shkuar shumë larg.
Kjo ndjenjë pasqyrohet edhe në komentet e shumë postimeve.
“Tani ju duket qesharake kjo? Kështu humbet besimi i fëmijëve”,
“Është poshtëruese dhe e dhimbshme”, “Tani po abuzojmë me fëmijët tanë për pëlqime?!”
Natyrisht, ekziston edhe mendimi i kundërt, pra se thyerja e vezëve është thjesht një shaka dhe shqetësimet rreth saj janë të ekzagjeruara.
“Komentet negative janë jashtë vendit dhe kohës. Është diçka që është argëtuese”, thotë një komentues, ndoshta duke anashkaluar faktin që disa nga fëmijët më të vegjël në sfidë nuk duket se e kuptojnë që është një shaka.
“Kur shoh këto video pyes veten, a jemi ne si prindër kaq të dëshpëruar për të postuar vazhdimisht gjëra të reja në platformën që konsumon aq shumë nga jeta jonë e përditshme? Është viti 2023 dhe ne po i thyejmë vezët në kokat e fëmijëve tanë, duke shpresuar të marrim një reagim qesharak që të mund ta postojmë videon në internet dhe të argëtojmë të huajt për pëlqime” shkruan një sociologe TikToker që e sheh sfidën të papranueshme.
“Unë nuk isha aspak një fanse e madhe e kësaj. Kjo nuk është diçka që u sjell dobi fëmijëve në asnjë mënyrë dhe sinqerisht nuk më duket argëtuese,” tha Dr. Meghan Martin, një mjeke e urgjencës pediatrike në Spitalin e Fëmijëve Johns Hopkins, e cila gjithashtu ka 1.3 milionë ndjekës në TikTok .
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Të nxitur gjithnjë e më shumë nga fluturimet low-cost dhe nga zhvlerësimi i euros, shqiptarët që kanë kryer pushimet j...
Prej disa vitesh, familja Kardashian ka qenë referencë e standardeve të bukurisë dhe kirurgjisë plastike. Por duket se tani po ndodh ...