Familja / 12 Gusht 2023, 14:06

U rrita në një ambient me vëllezërit e mi, por me vitet kuptova se të jesh grua do të thotë të kesh frikë

U rrita në një ambient me vëllezërit e mi, por me vitet

Nga Silvia Grilli

Në një moment, teksa po rriteshim, na mësuan se të jesh grua do të thotë edhe të kesh frikë. Kur ishim të vegjël ishim njësoj si vëllezërit tanë: fshinim tryezën bashkë, shkonim në park bashkë, na thonin të njëjtat gjëra. Pastaj gjithçka ndryshoi!


Më të rriturit na shpjeguan se trupat tona të rritura janë të bukur dhe të fortë, por të prekshëm. Dhe ne sot e shohim këtë gjatë gjithë kohës dhe kudo rreth nesh. Nuk janë kurrë meshkujt ata që rrëmbehen, që dhunohen, copëtohen apo shpërfytyrohen. Prandaj na thonin të bënim kujdes. Na thonin se është më mirë të mos pimë shumë në festa, të shmangim daljet vetëm natën, të mos u besojmë njerëzve që nuk i njohim, më mirë të mos ia hapim derën fare një të huaji nëse jemi vetëm dhe të mos e teprojmë me pamjet provokuese..., gjëra që nuk ja thonin vëllezërve tanë.


Papritmas humbëm lirinë. Vëllezërit tanë janë më të lirë se ne, edhe pse ne jemi rritur në të njëjtën mënyrë dhe kemi menduar se kemi të njëjtat mundësi në botë. Në një moment, mënyra se si i shikojmë edhe ata që njohim ka ndryshuar gjithashtu, sepse të gjithë kanë një jetë të brendshme të fshehtë, që ne nuk do ja shohim kurrë, askujt. “Njerëzimi është i tillë”, na thoshin, “duhet të gjejmë një mënyrë për ta përballuar”.


Ne kemi futur rregulla sjelljeje që kufizojnë jetën tonë. Por duhet të jetë normale të jesh në gjendje të ecësh vetëm natën, por nuk është kështu. Gjithashtu duhet të jetë normale që të mos copëtohemi nga njeriu që thotë se na do, por nuk është kështu.
Ne jemi lindur dhe rritur në shoqëri që krijojnë kode jetese në bazë të gjinisë dhe që duken të pathyeshme, por në të vërtetë janë të pathyeshme për aq kohë sa ne jemi këtu gjithmonë duke folur me njëri-tjetrin, e duke u përpjekur të çlirohemi nga kultura patriarkale e zotërimit të grave.


Ju na keni mësuar se ne jemi më të prekshme se burrat, në aspektin e përparësisë. Domethënë nuk u keni treguar burrave se kemi të njëjtat të drejta. Por atëherë të paktën na siguroni, sigurinë tonë. Nëse Iris Setti e varfër kalon një park në Rovereto më 5 gusht në orën 10 të mbrëmjes për të vizituar nënën e saj të sëmurë, pse duhej të mbrohej nga një përdhunim dhe të përfundonte duke u rrahur për vdekje nga një emigrant pa leje qëndrimi. Nëse, ende në Rovereto, e gjora Mara Fait padit fqinjin e vetë duke u frikësuar për jetën e saj, ajo nuk mund të lihet të vdesë e masakruar nga ky individ, tashmë i dënuar për akte të ngjashme.

Nëse e gjora Sara Ruschi shkon në polici për të denoncuar partnerin e saj, a është normale që të lihet të goditet me thikë për vdekje? Nëse Mariella Marino e padit ish-burrin e saj për përndjekje, pse duhet të ishte një kufomë e copëtuar nga tre të shtëna armësh? Nëse Alessandra Matteuzzi denoncon ish-shoqëruesin për akte përndjekjeje, dhe ne nuk e mbrojmë, pse atëherë sillemi sikur na vjen keq pranë arkivolit të saj? Pse, pasi denoncoi burrin e saj Stefano Pellegrini, gruaja u gjend e shpërfytyruar nga acidi i derdhur mbi të? Pse?


Ne jetojmë në një shoqëri që kufizon lirinë tonë, na dënon me frikë dhe nuk na mbron. Ky nuk është një editorial që synon vetëm meshkujt. Është për veprimet e mia karshi jush, duhet të jetë një reflektim për veprimet tuaja karshi të tjerëve, për ata që na qeverisin, për gjyqtarët, për policinë, për mësuesit, mësuesit dhe gjithë të tjerët.

Horoskop