Mirëqenie / 20 Tetor 2022, 14:58

Fotografia 92-vjeçares "i vë vulën" pse është e rëndësishme të përdorni krem kundër diellit

Fotografia 92-vjeçares "i vë vulën" pse

Fotografia e një gruaje në moshën 92-vjeçare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, tregon ndikimin e pashmangshëm që ka dielli në lëkurë, nëse nuk përdorim krem mbrojtës.

Është publikuar në revistën profesionale të Akademisë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venerologjisë.

Gjegjësisht, protagonistja ka vite që e vendos këtë lloj kremi në fytyrë, por ka neglizhuar ta aplikojë në qafë me dekada. Si rezultat, fytyra e saj duket shumë më e mirë dhe më e shëndetshme se qafa e saj.

Fotografia 92-vjeçares "i vë vulën" pse

Ekspertët thonë se plakja kronologjike është një term që nënkupton plakjen e lëkurës në mënyrë natyrale. Nëse dielli ndikon tepër në lëkurë dhe e dëmton atë, ky proces njihet si fotoplakje.

Në raste ekstreme, fotoplakja mund të çojë në kancer. Mjeku Christican Posch theksoi se kremi kundër diellit është çelësi për mbrojtjen e lëkurës nga sëmundjet.

 “Sigurisht, askush nuk mund ta parandalojë plakjen. Megjithatë, nëse i kushtojmë vëmendje mbrojtjes së lëkurës, do të parandalojmë shfaqjen e sëmundjeve dhe do ta zgjasim jetën. Kush nuk do të dëshironte të jetonte 20 apo 30 vjet më gjatë?”, ka thënë ai.

Horoskop