Avokati i Diddy-t zbulon pjesën më të keqe të jetës në burg të reperit
Avokati i Sean P. Diddy, Mark Agnifiko ka zbuluar detaje nga jeta pas hekurave e reperit i cili është akuzuar si organizatori i shumë veprave kri...
Nga Anila Hoxha
Në rininë e saj kishte qenë mësuese midis fshatrave Novosej – Shishtavec/ Kukës. Por kur në 1995 u zhvendosën nga fshati i saj i lindjes për një jetë më të mirë , kryefamiljari i diktoi se nuk duhet të diite më nga shtëpia, se ai ishte burri dhe se duhet të behej ashtu si urdhëroi. Ashtu ndodhi.
Me këtë rol të imponuar, jo shumë larg nga kryeqyteti shqiptar çifti u vendos në Kamëz me fëmijët për të jetuar pothuajse dy dekada në një realitet të ri, tek i cili modelet kacafyten, dhe e vjetra me të renë kundërshtojnë njëra-tjetrën, shpesh nuk përshtaten dhe sidomos nuk bashkëjetojnë. Gjithsej 33 vjet martesë, herë të lumtur dhe herë të thyer. Me kalimin e kohës fëmijët u rritën, dhe siç pritej emigruan në Angli, Itali e Gjermani. Çifti mbeti vetëm, për të dy erdhi ora që të mbetur me njëri tjetrin, por pa njëri tjetrin. Me një boshllëk midis tyre që gjatë viteve ishte zgjeruar dhe kishte marrë një përmasë të tillë që i pat larguar akoma më tej. Distanca ishte bërë e pamatshme. Kishin patur gjatë martesës shpërthime dhunë dhe familjet si paqeruajtës i kishin balancuar vazhdimisht mardhëniet, ndonjëherë duke predikuar durim e ndonjëherë duke ua tërhequr veshin.
Por mbërrinte një pikë që komunikimi mbyllej me dhunë, ai ngrinte dorën dhe e vinte poshtë, ajo për një mijë arsye që i dinte vetëm ajo nuk e mendoi asnjëherë divorcin. Qëndroi.. dhe këtë hendek mes bashkëshortit që ndërkohë iu dha i tëri alkolit, ajo mbas fëmijëve që u larguan, gjeti një tjetër arsye. Ju përkushtua me dashuri nënës së tij. Ishte e vetmja që u kthye në një urë mes të dyve. Një humnerë e frikshme për tu mbushur, që ishte transformuar në një tokë të rrëshqitshme për të dy.
Ajo u dha mbas luleve , i shiste poshtë shtëpisë private me një buzeqeshje që ishte po aq shpërthyese sa edhe lulet që çelnin. Ai pijes që po e tërhiqte si një magnet deri aty sa përpos saj po jepte shenja se po humbiste edhe fëmijët.
Ishte duar artë – thotë i vëllai Sami Bytyci. Me një zë të ndrojtur burri nga Kukësi pret jashtë dyerve të gjykatës së apelit nëse ish kunati do ta lërë burgun apo jo. Akuza ndaj të dyshuarit, i ngjan e paarsyeshme. Nuk tregoi që gruaja u vetvra. Ai e njoftoi si një vdekje natyrale, që megjithëse plot me kundërthënie nuk bëri askënd që të dyshojë përpos familjes së prindërve të gruas.
“Ajo pëlqente lulet, ai merrte paret nga lulet që ajo shiste. Motra ankohej me buzëqeshje. Më thoshte o vëlla kam këtë hall dhe e thoshte duke qeshur, më ka rrahur tregonte. I thosha kunatit lëre alkolin se do kesh pasoja, do mbetesh pa shtëpi e pa fëmijë e pa grua. Nuk e kam besuar që do ndodhte deri në këtë masë”. Bytyci flet për vrasje, akuzon dhe kujton duke u kthyer ndër vite megjithëse sdi të shpjegojë se si në 33 vjet asnjë prej tyre nuk i zgjati dorën Shahes. Provat flasin për një cështje të thjeshte sipas prokurorisë së Tiranës, një histori familjare që rreket midis mos kallzimit dhe fshehjes së të vërtetës. Akuza është e bindur se Servet Lika për motivet që i di vetëm ai, mbasi e gjeti të shoqen të vetvarur, e zgjidhi nga trarët, njoftoi motrat e tij, pati kohë që për mortin të njoftojë të gjithë të afërmit dhe të fundit familjen e gruas. Kur vëllezërit e Shahes u vunë në dijeni për vdekjen e papritur, ata menjëherë dyshuan. Madje më shpejt erdh dyshimi se lotët.
Servet Bytyci kujton:
“Në orën 2 e gjysëm u thashë kushërinjve kujdes, do shkojmë vetëm ne burrat, pa gratë, se kjo nuk është vdekje natyrale. Nga se I erdhi vdekja motrës e pyeta , më tha .. ja ishim duke pirë kafe dhe I thashë hajde Shahe pi kafe, nuk pranoi. Iku në shtëpi. Pas pesë minutash e gjeta duke u dridhur dhe u mundova ti japë ndihmë, por ajo vdiq. I thashë , po të pyes për herë të fundit nga se I erdhi vdekja motrës, se ne duhet ta dimë nëse I erdhi nga Zoti apo nga robi”- ripersërit vëllai në prag të të dyzetave.
Familja e Shahes së luleve, gruas që qepte rroba e lulëzonte duke buzëqeshur , ka disa arsye përse dyshon. Gruaja u pat larguar në qershor të këtij viti mbas një episodi të dhunshëm që I pat vënë kapakun cdo gjëje. Kishte tentuar të shkëputej pa drama e zhurmë edhe herë të tjera , dhe në fund iku prej të shoqit pa divorc dhe pa denoncim në polici. Megjithë këto ndodhi ajo deshi ti ruajë fytyrën të shoqit që mos ta arrestonin. Ajo e di se përse.
Nga qershori deri në gusht ajo qëndroi tek të afërmit. “Deshi një largim të butë dhe jo të egër- e shpjegon i vëllai. Por njeriu për të cilin ajo nuk arriti tja zbusë zemrën, babai I fëmijëve ja përdori pikën më të dobët që ajo kishte, shpirtin dhe dhembshurinë. “Më 28 gusht ai telefonon vajzën dhe I thotë thuaji mamit të kthehet se po më vdes nëna e të jetë këtu” thotë një tjetër i afërm i Shahes. Gruaja nuk u mendua gjatë, u kthye, për një tjetër grua, nënën e burrit të saj. Ose edhe per te shoqin , per ti qendruar prane ne ato caste te veshtira. Kushedi. E mori këtë vendim, ndoshta pa e ditur se kater dite me vone ajo do vdiste. U kthye atje, ne shtepine nga iku vrullshem, e pas këtij vendimi jetoi vetëm katër ditë.
Shkresat e prokurorisë tregojnë se ajo është vetvrarë. Të afërmit e familjes ku ajo qe vajzë këmbëngulin se trupi I saj qe plot me shenja dhune dhe ata janë të bindur për një krim. Një dëshmitar thotë se nuk egziston mundësia që Shahe ti ketë dhënë fund jetës, aq më tepër me një shall. Një tjetër aludon se vendi ku pretendohet që u vetvar Shahja ishte ende me pluhur, e që tregon se as koha se ka trazuar pluhurin. Një tjetër se dëgjoi britma dhe lutje për ndihmë. Ishte zri i Shahes – peshpertit- por mbase nuk e kam degjuar mire shton.
Ne kete tymnaje , burri i saj Shefqet Lika, mosha 56 vjec që gjendet në burg e di se cfarë ka ndodhur. Ai.
Mbase, por jo mbase, E sigurte qe edhe fqinjët kane qenë dëshmitarët dhe rrëfyesit e një vdekjeje dhe te nje morti qe kish kohe qe pat rene ne ate familje, permes dhunes, permes mos respektit, permes urrejtjes.
Të vërtetën e di edhe Shahe Lika 54 vjece.
Por ajo nuk mund të flasë, mbasi ka vdekur.
Avokati i Sean P. Diddy, Mark Agnifiko ka zbuluar detaje nga jeta pas hekurave e reperit i cili është akuzuar si organizatori i shumë veprave kri...
Vjedhjet më Los Angeles nuk po kursejnë asnjë nga VIP- at që u dalin para. Jessie J është personazhi i famshëm më i fund...
Opinionistja Neda Balluku, të cilën e kemi parë shumë aktive në rrjetet sociale me vogëlushen e saj, edhe pse këtë t&e...