Astroliving / 2 Dhjetor 2020, 12:32

Horoskopi i muajit dhjetor: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Horoskopi i muajit dhjetor: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Nga PAOLO FOX

BINJAKËT: Muaj që nis rrëmujshëm dhe përfundon në mënyrë interesante, pas ndikimit të rëndësishëm të Saturnit rreth datës 17, i cili do të pasohet nga ndikimi i Jupiterit më datë 19. Megjithatë, nga këndvështrimi ekonomik ka ende disa probleme, pasi do të jetë një periudhë ku do të shpenzoni për dëmtime, riparime të paparashikuara ose çështje familjare. Por pas kësaj periudhe, fitimet do të jenë shumë optimiste. Duhet të duroni pak, ndonëse janë bërë muaj që prisni që situata të ndryshojë. Pas këtyre muajve të lodhshëm, më në fund do të krijohet një mundësi dhe do të keni ide dhe propozime të mira që vijnë nga jashtë. Mund të paraqitet rasti që të rifilloni atë që e kishit ndërprerë kohë më parë. Gjatë datave 14 dhe 21 duhet të tregoni të kujdesshëm me shpenzimet.

Debatet e lindura që në tetor mund të jenë burim i ndonjë problemi të ri rreth datës 15. Gjithsesi, duhet kuptuar edhe gjendja e partnerit. Nëse nuk ka vështirësi të mëdha, do ta kapërceni gjithçka pa problem. Ndonjëherë ju duket sikur flisni me një të huaj. Duhet të mendoni për të ardhmen, sepse dhjetori do të zhdukë pasiguritë dhe muajt e ardhshëm janë në favorin tuaj! Ata që janë ndarë do të përjetojnë një dashuri të papritur. Kush është i lidhur prej kohësh, do ta ligjërojë tani atë. Nuk këshillohen diskutimet tani, pasi mund të shkatërroni gjithçka për motive banale. Gjatë muajit do të ndieni lodhje psikofizike, si dhe nevojën për të rifituar pak qetësi. Do të ketë ditë që do të humbni vërtet toruan, por më mirë shmangini udhëtimet e gjata dhe tensionet rreth datave 7, 8, 14 dhe 20. Fundi i vitit do t’ju sjellë më shumë qetësi, ndërsa viti 2021 do të jetë edhe më interesant për ju.

GAFORRJA: Ky mund të quhet muaji i çlirimit, sidomos pas datës 17, që do të fillojë një fazë rilindjeje dhe qetësie. Faza e tejzgjatur, e rënduar dhe e mbushur me tensione ka pasur edhe momentet e veta interesante. Ata që synonin suksesin në një sipërmarrje, më në fund, në vitin 2021, do të kenë mundësi të tregojnë veten, ndaj nuk duhet të dorëzoheni tani! Është e vërtetë që gjithçka kushtoi shtrenjtë, por do t’i shihni rezultatet. Çështjet e punës duhen kryer me shumë vendosmëri. Fundi i muajit do të jetë i mbushur me lajme pozitive, pasi situata profesionale është më e lehtë dhe nuk përjashtohet një propozim i ri nga janari.

Për shkak të ndikimit të Venusit deri më datë 15, dhjetori rikthen ndjenjat. Edhe zemrat e vetmuara ose ata që janë ndarë së fundmi mund të kenë takime të rëndësishme gjatë javëve të fundit të muajit. Çiftet që kanë kaluar kriza të forta duhet të flasin, të sqarohen. Nëse një histori ka përfunduar, mos u dëshpëroni, sepse datat 11 dhe 13 janë vendimtare për emocione të rëndësishme. Favorizohen më shumë takimet e reja. Duhet kohë për të parë përmirësime në problemet shëndetësore të krijuara përgjatë dy vjetëve të fundit. Duhet të bëni kujdes që të mos krijoni konflikte me familjen. Më datë 22 dhe 23 është më mirë të shmangni shpërqendrimet. Përreth nuk keni më të njëjtët njerëz, keni kaluar shumë peripeci, por tani jeni më të fortë.

Horoskop