Beko feston sot ditëlindjen dhe mami Çiljeta nuk i kurseu urimet e ngrohta
Djali i Alban Hoxhës, ka festuar 10-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mungoi urimi i veçantë nga mami Çiljeta. Këngëtarj...
Nga PAOLO FOX
LUANI: Nëntori dhe dhjetori mund të sjellin goxha pakënaqësi profesionale. Mund të mos vazhdojë një aktivitet i nisur që vjet. Bëni gjithmonë polemikë, sepse ju duket sikur mundi juaj nuk vihet re, ndaj ju këshillohet kujdes. Është një moment në të cilin pakënaqësitë mund t'ju shtyjnë të thoni ose të bëni diçka që do t'ju shkaktojë probleme serioze në të ardhmen. Po kaloni një fazë pasigurie dhe të ndërlikuar, pasi nëntori do të jetë periudhë krize ose një shkëputje profesionale. Nëse keni një punë të përhershme, nuk është e thënë ta lini, mjafton të mos bëni më shumë nga ç'duhet. Nëse ju kanë caktuar në një detyrë të re, jeni në mëdyshje nëse është ngritje në detyrë apo thjesht mashtrim, ndaj ruani qetësinë.
Gjithë ky presion në punë do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme edhe në dashuri. Polemikat mund të nisin në fundjavën e datës 13 dhe 15. Më mirë shmangni diskutimet dhe polemikat, sidomos nëse jeni të lidhur me një Shigjetar ose Akrep. Nëse është dikush që nuk i kupton nevojat tuaja, mund të lindë ndonjë konflikt. Lidhjet e reja janë të dyshimta. Ata që janë të lidhur prej kohësh kanë konflikte, por s'do të thotë që janë në krizë. Me pak durim mund të kapërcehen edhe ditët më të vështira dhe duhet të bëni pak kujdes nga datat 22-30. Fundi i muajit është pjesa më e vështirë. Këto ditë nuk do t'ju bëjë mirë thuajse asgjë. Nuk është periudhë negative, s’ka vështirësi që s'mund të kalohet, por jeni shumë të ngarkuar dhe e keni të vështirë të vendosni rend në jetën tuaj. Mos e teproni me lodhjen nga data 27-30.
VIRGJËRESHA: Tani jeni pjekur jo vetëm profesionalisht, por edhe si individ. Është muaj i mbarë për t'u marrë me çështje ekonomike. Kush do të shesë, duhet të përfitojë nga ky muaj, pasi ka humbur mjaft kohë. Kush është në moshën e duhur, ndoshta duhet të mendojë të ndryshojë stil jetese, të blejë një shtëpizë larg kaosit dhe të jetojnë të qetë. Çdo mund i derdhur këtë vit do të pasqyrohet edhe vitin tjetër. Favorizohen ata që duan të punojnë më vete. Mundohuni të mos e teproni, sepse edhe në situata të favorshme mund të gaboni. Kushtet do të përmirësohen në muajt në vazhdim.
Nëntori është muaj i rëndësishëm për ndjenjat, të cilat janë në mëdyshje që në shtator, pasi sharmi juaj është i padiskutueshëm. Për njohjet e reja, periudha më e mirë fillon nga data 10 deri më datë 21. Nëse keni përjetuar një krizë gjatë prillit dhe qershorit, tani mund ta kapërceni. Është periudhë e mbarë për ata që duan të hapin një aktivitet me partnerin ose partneren. 27 është data e duhur për të diskutuar të ardhmen tuaj, por në përgjithësi, nëntori mbetet muaj shumë intrigues. Nuk duhet t'u riktheheni dashurive të përfunduara. Meqë ka qenë vit arritjesh, sprovash për të kapërcyer, shumë gjërash për të përballuar njëherësh, sigurisht që edhe stresi është shtuar. Është periudhë e përkryer për të përmirësuar kurat, dietat, ose ndoshta edhe për një ndërhyrje të vogël estetike.
Djali i Alban Hoxhës, ka festuar 10-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mungoi urimi i veçantë nga mami Çiljeta. Këngëtarj...
Në shtëpinë e gazetares së njohur Sonila Meço, sot festohet për të voglën e tyre Amaris, e cila sot mbush plot 13 vj...
Si një franchise krenar i restoranteve KFC në të gjithë Shqipërinë që nga viti 2016, GFFA është e përkushtua...