Doktoreshë Edlira Rehovica tregon çfarë duhet të dinë të gjitha vajzat dhe gratë për kancerin e gjirit
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Dhjetëvjeçarin e fundit kemi dëgjuar të flitet shumë për dietat. Është një term i përdorur rëndomtë, por shpeshherë jemi të paqartë rreth kuptimit të vërtetit të tij. Dieta është një mënyrë e shpejtë për të rënë në peshë.
Por duhet të keni parasysh se dietat që mundësojnë rënie të shpejtë nga pesha nuk janë aspak të shëndetshme dhe mund t’ju japin dyfishin e peshës së humbur nëse nuk mbani një regjim të rregullt ushqimor edhe pas tyre. Për këtë arsye ju propozojmë këtë dietë shëndetshme që ju ndihmon të humbni 3 deri në 5 kg brenda një një muaji.
• E HËNË
Mëngjesi - 1 portokall, 1 biskotë integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer.
Dreka - 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht pa yndyrë ose kos.
Darka - 2 domate, 2 vezë të ziera, 1 kastravec, 1 fetë bukë integrale.
• E MARTË
Mëngjesi - 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer.
Dreka - 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht, 2 biskota integrale
Darka - 125 g mish pule, 1 domate, 1 filxhan çaj pa sheqer.
• E MËRKURË
Mëngjesi - 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer
Dreka - 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht dhe pak sallatë jeshile
Darka - 125 g mish viçi, 1 portokall, 1 fetë buk integrale
• E ENJTE
Mëngjesi - 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer
Dreka - 125 g djathë i bardhë, 1 domate, 1 fetë bukë integrale.
Darka - 125 g peshk në zgarë, 2 domate, 1 fetë bukë integrale, 1 mollë jeshile.
• E PREMTE
Mëngjesi - 1 portokall, 2 biskota integrale, kafe ose çaj
Dreka - 125 g peshk, 1 domate, 1 fetë bukë integrale
Darka - 500 g perime të ziera (karota, bizele, brokoli, patate etj), 1 vezë, 1 domate.
Në fundjave mund të hani çfarë të doni, por pa e tepruar. Gjatë dietës duhet të pini 2 l ujë në ditë.
Jemi në tetorin rozë, në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe në episodin e radhës të podkastit &...
Pak rëndësi nëse jeni të bionde nga lindja apo falë lyerjeve të shpeshta, të qenit bionde duket sikur është nj&eu...
Ekspertët thonë se ka një epidemi të re tek fëmijët, e lidhur me sëmundjet e syrit. Së fundmi, nxënësit e sh...