Qendra tregtare e përmbytur në Spanjë, polumbarët: I pallogaritshëm numri i viktimave
Mediat italiane kanë publikuar pamje nga qendra tregtare Bonaire, parkingu i cilës është përmbytur plotësisht si pasojë e r...
Nga Zhaklin Lekatari/Sindromi i ovarit policistik është një çrregullim hormonal nga i cili vuajnë shumë gra, shpeshherë edhe pa qenë në dijeni. Për të kuptuar sa më mirë këtë problematikë, por dhe mënyrat si ta dallojmë apo kur të drejtohemi te specialisti, kemi kryer një bisedë me mjekun dr. Ardi Prushi, obstetër dhe gjinekolog në spitalin Hyegia.
Living: Dr. Prushi, çfarë është sindroma e ovarit policistik ?
Sindroma e ovarit polikistik është një çrregullim hormonal në gratë e moshës riprodhuese. Mendohet se në bazë të këtij sindromi qëndron përcaktimi gjenetik, por sigurisht që në studim janë dhe shkaqe të tjera. Në thelb të këtij sindromi është hiperandrogjenizmi, pra shtimi i sasisë së hormoneve mashkullore tek femrat. Të parët që studiuan këtë sindromë ishin Stein dhe Leventhal, të cilët gjetën lidhje midis vezoreve morfologjikisht me shumë ciste të vogla, hirsutizmit (qimëzimi në modelin mashkullor), çrregullimeve të ciklit (amenorrhea, oligomenorrhea) dhe obezitetit. Pra sikurse shihet, PCOS është një sindromë me një kuadër të komplikuar klinik i cili përfshin çrregullimet hormonale dhe pasojat e këtyre çrregullimeve.
Living: Dr. Prushi, nga se karakterizohet ky çrregullim?
PCO-S karakterizohet klinikisht nga triada ( treshja) obezitet, çrregullim cikli dhe hirsutizëm ( qimëzimi në modelin mashkullor). Sigurisht secili prej elementëve përbërës të kësaj triade madhore kanë shfaqjet e tyre klinike më minore dhe për këtë sigurisht duhet të thellohemi në diagnozë. Çrregullimet e ciklit janë tipike në këtë patologji dhe karakterizohen nga oligomenorrhea, amenorrhea, hemorragji jo normale dhe sigurisht infertiliteti. Sikurse kam theksuar më sipër, shtimi i niveleve hormonale mashkullore qëndron në thelb të këtij sindromi e për pasojë shfaqjet klinike do jenë pasoja të androgjenizmit. Kështu tipike në këto gra është hirsutizmi, pra shtimi i qimeve në trup sipas modelit mashkullor, duke filluar me mjekrën, përreth aerolave të gjoksit si dhe në bark. Aknet gjithashtu në ftyrë, e sidomos në pjesën e poshtme të faqeve, nofullës dhe qafës janë tipike. Ndërkohë rreth gjysma e grave me PCOS janë klinikisht obeze. Pra, obeziteti gjendet shpesh si shoqërues i sindromës së ovarit policistik. Këto gra duhet të bëjnë tepër kujdes me stilin e jetesës dhe ndërkohë rreth 43% e tyre vuajnë apo do të vuajnë nga sindroma Metabolike (obezitet abdominal, dislipidemi, tension i lartë arterial), problematika këto të cilat çojnë në problem kardiovaskulare.
Living: Dr. Prushi, cilat janë shkaqet e këtij çrregullimi ?
Nga ana fizpatologjike problem qëndron në faktin e anomalive në metabolizmin e hormoneve androgjenike dhe estrogjenike si dhe në prodhimin e hormoneve androgjenike. PCO-S gjithashtu lidhet dhe me rezistencën periferike të insulinës dhe hiperinsulineminë, ndërkohë nga krahu tjetër obeziteti amplifikon akoma më shumë këtë rezistencë. Rritja e insulinës mendohet se jep probleme në funksionimin e vezoreve nga një anë e nga ana tjetër tkurr gjenerimin e Sex Hormone Binding Globuline (SHBG) e cila çon në androgjenicitet. I gjithë ky shpjegim është sigurisht shumë herë më i zgjeruar, i komplikuar dhe në fakt ende me dilema të shumta, por mendova të bëj një shpjegim pak më tepër profesional për të kuptuar në thelb seriozitetin e kësaj sindrome.
Living: Dr. Prushi, cila është mosha në të cilën shfaqet ky çrregullim ?
Në fakt PC-S mund të shfaqet në çdo periudhë të jetës së gruas në moshë riprodhuese. Zakonisht femrat diagnostikohen me këtë sindromë kur tentojnë një shtatzëni, e cila nuk arrihet si pasojë e këtij çrregullimi, pra mosha ku shfaqjet e PCOS shpeshtohen tek mjeku është ajo midis 20-30 vjeç.
Living: Dr. Prushi, si mund ta kuptojmë që kemi këtë problem dhe kur duhet t’i drejtohemi mjekut ?
Triada obezitet, hirsutimzëm dhe çrregullim i ciklit duhet të bëjë çdo vajze apo grua të paraqitet tek mjeku obstetër-gjinekolog për të kryer kontrollin.
Në praktikën klinike në fakt nuk ndodh shpesh kështu pasi më së shumti femrat paraqiten tek dermatologu apo estetistët për të korrigjuar pjesën e akneve apo të pilozitetit të shtuar. Mbani mend që kjo është një sindromë me kornizën e saj diagnostike dhe të trajtimit dhe në rast të paraqitjes së kësaj triade ju duhet të paraqiteni tek mjeku obstetër-gjinekolog.
Si çdo problem në mjekësi dhe për PCO-S vlen rregulli i diagnostikimit e trajtimit të hershëm të problemit pasi me kalimin e kohës vetëm përkeqësohet.
Living: Dr. Prushi, si arrihet deri te diagnoza për këtë çrregullim ?
Diagnoza e PCO-S është tepër komplekse për mjekun obstetër-gjinekolog dhe shpesh konsulta duhet të kryhet e me mjekun endokrinolog për të përjashtuar shkaqet e tjera që japin çrregullime të njëjta me PCO-S. Anamneza ( procesi i mbledhjes së informacioneve nga pacienti) dhe historiku i sëmundjes është një nga pikat kyçe të diagnozës. Mjeku do ju pyesë për moshën e ardhjes së ciklit, datën e parë të ciklit të fundit, vonesën e ciklit si dhe numrin total vjetor të ciklit. Thënë kjo, është mirë që ju t’i fiksoni këto pyetje dhe në vizitën me mjekun tuaj t’i keni këto përgjigje pasi janë tepër me vlerë për mjekun.
Inspeksioni klinik i gruas dhe përcaktimi i BMI-së ( indeksit të masës trupore) është hapi i dytë që mjeku duhet të ndërmarrë për të shkuar në rrugën e diagnozës definitive. Mjeku juaj do ju shohë pjesën e fytyrës për të kërkuar aknet dhe qimëzimin mashkullor si dhe gjithashtu barkun, ndaj është e mira që përpara vizitës mos të keni vendosur make-up si dhe të mos keni kryer depilim.
Ekografia e aparatit gjinekologjik gjithashtu ndihmon në vendosjen e diagnozës ku për të përcaktuar nëse ovaret janë policistike duhet të përmbushen kriteret ekografike. Ekografia përcaktuese është ajo vaginale dhe ndaj në vizitën me mjekun fshikëza e urinës duhet të jetë e zbrazur.
Profili hormonal sigurisht është i rëndësishëm në vendosjen e diagnozës së PCOS dhe bashkëngjitur me aspektet dhe kriteret e mësipërme vendoset diagnoza përfundimtare.
Living: Dr Prushi, çfarë lloj trajtimesh kemi ? Vetëm me medikamente ?
Trajtimi i PCOS është në fakt sipas problematikës që shkakton. Kështu po themi nëse çrregullimi i ciklit është i pranishëm atëherë trajtimi do drejtohet në kategorinë progesteronit apo KOK (kontraceptivë oral të kombinuar) me qëllim rivendosjen e ciklit si dhe lehtësimin e shenjave të hirsutizmit.
Trajtimi i infertilitetit do duhet të bëhet në momentin që gruaja kërkon një shtatzëni, por nuk ia arrin brenda 6 mujorit të parë (limiti i moshës 20-30 vjec; >30 vjec 3 muaj). Ky trajtim fillon nga stimulimi i thjeshtë e shkon e deri në procedura të fertilizimit In Vitro.
Living: Dr. Prushi, a ndikon stili i jetës dhe ushqimit në këtë çrregullim ?
Stili i jetesës si dhe dieta është absolutisht tepër e rëndësishme në trajtimin e PCOS. Madje në rastet e lehta-moderuara është trajtimi më efikas për të. Tashmë është vërtetuar se një grua me PCOS dhe obeze, në momentin që fillon të bjerë nga pesha ka përmirësim të hirsutizmit dhe të çrregullimit të ciklit. Ndryshimi i stilit të jetesës si dhe dieta bashkangjitur me aktivitetin fizik janë trajtime të linjës së parë. Kjo në fakt duhet bërë me specialistin nutricionist dhe dietolog, sigurisht nën mbikëqyrjen e mjekut obstetër-gjinekolog.
Mediat italiane kanë publikuar pamje nga qendra tregtare Bonaire, parkingu i cilës është përmbytur plotësisht si pasojë e r...
Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit ishte një ngjarje magjike që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Çdo detaj i sa...
Origjina dhe prejardhja kulturore i janë bërë muzë dhe i kanë ushqyer edhe më shumë pasionin për fotografinë. E j...