“Qumështi në Shqipëri, më i shtrenjti në Europë”, eksperti shpjegon arsyet
Ervin Resuli, president i Urdhrit Veterinar ishte i ftuar në News 24 ku foli për sigurinë ushqimore. Resuli ceku edhe pjesën e sub...
Nga: Zhaklin Lekatari
A jemi të varur nga rrjetet sociale? Si mund ta dimë nëse jemi të varur dhe nëse jemi të varur sa e rrezikshme është kjo?
Nëse jemi të varur, duke parë që kjo tashmë është problem i përbashkët, cilat janë rreziqet me të cilat përballemi? Kur bëhet e tepërt koha që kalojmë në rrjet apo online?
Çështja nuk është aspak e qartë, sepse përpara se një sjellje të trajtohet si patologjike duhen vite studimi dhe kërkimi. Për motive lehtësisht të kuptueshme, të gjitha studimet nga varësia në rrjete sociale janë të viteve të fundit, por dhe këto studime kanë forcuar idenë e ekzistencës së varësisë.
Sipas psikologes Oriola Plaku “ varësia ndaj internetit mund të karakterizohet si një sjellje obsesive e cila manifestohet më së shumti nga adoleshentët apo të rinjtë, ndonëse nuk ka ende një kategorizimi që kjo të trajtohet si çrregullim psikologjik.
” Një karakteristikë e dallueshme e asaj që quajmë varësi është impakti negativ që dukuria ka mbi jetën tonë profesionale apo afektive.”
Fatkeqësisht dhe sipas psikologes “ Të miturit janë ajo kategori që rrezikohet më shumë nga forma të ndryshme abuzimi.”
Në vazhdimësi psikologia thotë që faktori kohë është fondamental sepse ky është hapi i parë drejt monitorimit prindëror të cilët duhet të kujdesen për zhvillimet psiko-emocionale të fëmijëve të tyre. Nëse hedhim një sy mbi studimet në botë do të zbulojmë që studimet e vitit 2011 thonë që tipat estroverse janë në media shoqërore sepse duan të përmirësojnë jetën shoqërore ndërkohë që introvers sepse duan të jenë pjesë përbërëse e komunitetit.
Nga ana tjetër identikiti i kategorisë më në rrezik është: grua, e re, me arsim të ulët dhe e varur ekonomikisht. Ndonëse studiuesit e huaj nuk e kanë ende të qartë dëshirën që ne kemi për të lexuar murin e tjetrit, është e sigurt që rrjeti social Instagram krijon më shumë varësi dhe probleme.
Prandaj derisa bota ta vendosë me saktësi nëse jemi të varur dhe nëse kjo varësi është çrregullim dhe si duhet të veprojmë, mendoj qe në duhet të kemi parasysh faktin që lundrimi i tepërt në internet dhe kontakti me pamje jo reale me jetë tepër të bukura, na nxit depresionin dhe urrejtjen për jetën tonë. Kështu duke u kthyer te psikologia Oriola Plaku është më e këshillueshme që të ndjekim këshillat e saj duke nxitur psiko-edukimin në kurrikulat në shkolla por dhe më shumë kohë cilësore me fëmijët dhe të dashurit tuaj.
Ervin Resuli, president i Urdhrit Veterinar ishte i ftuar në News 24 ku foli për sigurinë ushqimore. Resuli ceku edhe pjesën e sub...
Iphone nga viti në vit sjell risi, por këtë herë jo vetëm lehtësira apo më shumë akses në përdorim, por do t...
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....