
A e dini pse qafa plaket më shpejt se fytyra? Ja faktorët që ndikojnë dhe si t'i ndalojmë rrudhat
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë mban një parukiere gjithmonë me vete? Përgjigjen ua zbulon Egerta Shehu, vajza e talentuar që kujdeset prej vitesh për imazhin e shumë femrave në kryeqytet. E apasionuar pas bukurisë fine dhe linjave të pastra, Gerta, siç e njohin edhe miqtë, duket nga ato që ndjek parimin "pak e saktë" dhe këtë e zbuloi për rubrikën më cool "Në çantën time".
Ajo na tregoi se është "e çmendur" pas trëndafilave, por në pamundësi për t'i mbajtur në çantën e saj të vogël, nuk del gjëkundi pa parfumin e saj me bazë trëndafilash. Për të është e rëndësishme të ruajë dhe organizojë idetë lidhur me punën, ndaj nuk del kurrë pa axhendën e saj.
"E hap kur s'duhet dhe e mbyll kur duhet", kështu e perifrazon Egerta marrëdhënien e saj të dashuri-urrejtjes me portofolin. Po tjetër? Shihni videon dhe zbulojeni vetë në videon e mëposhtme.
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Brad Pitt shfaqet pa këmishë në trajlerin e filmit të tij të ri, të titulluar “F1 “. Aktori fitues i çmimit O...
Eleganca dhe magjia e baletit klasik të transformuar mbi akull është gati të mbërrijë në kryeqytet. Më 14 shkurt...