I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Në ditë të nxehta nuk është shumë e këshillueshme që ta teprojmë me ushqime të ‘rënda’, ndaj mirë është që të përqendrohemi në gatime me përbërës lehtësisht të tretshëm për organizmin. Kjo metodë spjegojnë dietologët ndihmon për të përballuar edhe më mirë vapën e nxehtë.
A e keni menduar sikur sot të gatuani biftek lulelakrash të pjekura? Jo vetëm super e thjeshtë, por ju garantojmë edhe për shijen.
Përbërësit:
1 lulelakër
½ lugë paprika e tymosur
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 piper i kuq i pjekur
4 ullinj të zinj
majdanoz sipas dëshirës
1 lugë kaperi
½ lugë gjelle uthull të kuqe
2 lugë gjelle bajame të pjekura
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 220 gradë Celsius. Vendosni letër pjekjeje në tepsi. Pritini lulelakrën në formë biftekësh, këshillohet të përdoret pjesa e mesme pasi është më e plotë. Dhe pjesën e mbetur ruajeni për një herë tjetër.
Hidhni pak vaj ulliri mbi letrën e pjekjes ku do të shtroni biftekët e lulelakrës dhe më pas spërkateni edhe sipër. Më pas vendosini të piqen për 15-20 minuta derisa të gatuhet.
Përgatitja e salsës:
Priteni specin, ullinjtë, majdanozin dhe kaperin dhe vendosni në një enë ku t’i përzieni me vajin e mbetur dhe uthullën. Kur biftekët të jenë gatuar, hidhni me lugë salsën aq sa ju dëshironi dhe sipër mund ta spërkatni me bajamet e pjekura dhe të grira për një shije të shtuar.
Provojeni dhe do na besoni, ju bëftë mirë!
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...