
A e dini pse qafa plaket më shpejt se fytyra? Ja faktorët që ndikojnë dhe si t'i ndalojmë rrudhat
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Kjo recetë u përgatit nga Kuzhina Zana
Përbërësit për brumin: 500 g miell, 1 vezë, 300 ml ujë i ngrohtë, 1 filxhan kafeje vaj, niseshte për të hapur petat.
Përbërësit për mbushjen: 1 kg spinaq, 200 g gjizë, 1 kokërr vezë, kopër, nenexhik, vaj dhe kripë.
Përgatitja: Në fillim përgatisni brumin. Bashkoni miellin me vezën, ujin e ngrohtë, vajin dhe lëreni 20-30 minuta të pushojë. Më pas lani dhe grini spinaqin, shtoni kripën, kopër, nenexhik dhe shtypeni me dorë. Rrihni vezën me një pirun, shtoni gjizën dhe bashkojini me spinaqin. Ndani brumin në kuleçë dhe hapini sa pëllëmba e dorës duke i lyer me pak vaj. Hapini njëherësh gjysmat e petave dhe shtrojini në tepsinë e lyer me vaj. Shtroni masën e spinaqit dhe mbulojini me pjesën tjetër të petave. Spërkateni me vaj dhe piqeni në furrë të parangrohur me 200 gradë për 45 minuta. Shërbejeni të ngrohtë shoqëruar me kos. Ju bëftë mirë!
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Brad Pitt shfaqet pa këmishë në trajlerin e filmit të tij të ri, të titulluar “F1 “. Aktori fitues i çmimit O...
Eleganca dhe magjia e baletit klasik të transformuar mbi akull është gati të mbërrijë në kryeqytet. Më 14 shkurt...